Shkruan Fahri Xharra
Të përdorësh faqen zyrtare të Universitetit të Gjirokastrës për të propaganduar hapur që “Shqipëria e jugut nuk ka ekzistuar”, këtë më mirë se Panajot Barka nuk ka kush ta bëjë. Prej disa ditësh, Departamenti i Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek, pranë Universitetit të Gjirokastrës ka hedhur një material filmik me ideator Panajot Barkën, ku sipas tij “Zona e Epirit, pra Gjirokastra dhe jugu ka qenë Greqi dhe Shqipëria nuk ka ekzistuar”.
Kjo paturpësi tejkalon përmasat e një skandali, pasi pedagogu Panajot Barka, i rikthyer në detyrë falë investimit personal të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, rreth një vit më parë, ka përdorur faqen zyrtare të institucionit më të rëndësishëm të arsimit në jug të vendit, për të përcjellë mesazhe antishqiptare. Rreth pesë vite më parë, Panajot Barka u shkarkua nga detyra si falsifikator i dy dokumenteve zyrtare të Universitetit të Gjirokastrës, por ende pa folur drejtësia, Edi Rama dhe Ministria e Arsimit, Englantina Nikolla, detyruan rektorin e këtij universitetit ta rikthejë në detyrë këtë palaço cirku.
Më poshtë po publikojmë linkun direkt nga faqja zyrtare e Universitetit të Gjirokastrës. http://www.tmimaellargyr.com/al/page47.html
Cili na është ky farë Panajot Barka?
Nga mbiemri është shqiptar, nga besimi ortodoks, nga ndjenjat kombëtare është grek. Dhe shpesh e kemi në programet televizive; pse aq shpesh? A e dinë ata që e promovojnë?
Panajot Barka është Shefi i Departamentit Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Gjirokastrës. CV-ja e Panajotit është plot favore, të cilat i ka rritur ne Shqipëri, përkundër asaj që është shqiptar, e mban veten për pakicë greke, pakicë të cilën e do për shumicë. Nejse, kjo është çështje personale në demokracinë e një shteti si Shqipëria. Në bazë të saj se çka shkruan dhe ligjëron publikisht është antishqiptar. Ta kishte Greqia një arvanitas që të fliste për Shqipërinë sikur Panajoti për Greqinë, ata (grekët) do ta gjuanin në det (ndoshte edhe ne detin e Mesdheut, që ta shqyejnë peshkaqenët).
Lexuesit e njohin këtë shkrim provokues të Barkës: “Debati i dukshëm rreth kishës ortodokse të Shën Thanasit në Dhërmi, është kërpudha e sajuar që tenton të fsheh vatrën e nxehtë të një problemi fondamental në raportet historike midis fesë së krishtere ortodokse dhe asaj katolike. Si i tillë tejkalon Himarën, Epirin, Greqinë apo Shqipërinë. Duke u përpjekur për lexuar skenarin e debatit kupton që ai synon të fshehë rinisjen e një misioni të dështuar 135 vjeçar, (1628-1763) të ngritur nga kongregata e Propagandës Fide për të mbjellë katolicizmin në zonën e Himarës (dhe të Pargës), qoftë edhe në formën e Unias (Baziliane). (Në një raport të misionarit Silvestro Sladhi drejtuar Vatikanit me 1760 midis të tjerash theksohet që “midis himariotëve nuk ekziston asnjë katolik. Të gjithë janë armiq të Papës dhe përndjekës të pamëshirshëm të tij…”.
Tërheq vëmendjen fakti që një rinisje të misionit me qëllime të vjetra e të reja, zë fill pas 350 vjetëve (P. B.).
Panajoti qahet me lotët e provokimit: “Nga ana tjetër skenari nuk është i momentit. At Foti Fico nga Bregdeti, brenda mëkateve të tij kishte tërhequr vëmendjen Kryepeshkopit Anastas për tolerimet që ishte detyruar të bënte ndaj strukturave katolike, protestante, ungjillore e të tjerë në territorin e Mitropolisë së Gjirokastrës. Fshati i Shën Ilisë përballë Butrintit me banorë katolikë e myslimanë nga Veriu i vendit (nga ku më parë ishte rrëzuar me dhunë një kryq ortodoks), u ngrit nga këto strukturat katolike fill pas ngjarjeve të 1997 dhe përbën ndoshta treguesin e parë praktik të realitetit të pritshëm. Nuk duhet harruar se censusi i 2011 i nxori katolikët gati sa dyfishi i ortodoksëve dhe strukturat ortodokse e kaluan thuaj në heshtje këtë abuzim historik (Panajot Barka: E vërteta e kishës së Dhërmiut dhe abuzimi me eshtrat e Katalanos – Publikuar në 11:01, 30/08/2015 nga syri.net).
Pastaj, eh mor Panajot, i lumi ti që nuk je arbëresh në Greqi! “Panajot Barka është Shefi i Departamentit Gjuhë-Letërsi në Univesitetin e Gjirokastrës.
Në Tetor të vitit 2015 zoti Barka theu ligjet shtetërore duke përdorur logon e Universitetit edhe kanalin shtetrore RTSH Dega Gjirokastër për të realizuar një dokumentar me orientim propagandistik. Pritëm kaq kohë që shteti të funksionojë e të marrë masat e duhura për shkeljen e normave të Universitetit Shtetëror edhe normave të RTSH-së…, por në vendin tonë nuk funksionon asgjë brenda normave edhe rregullave.
Nga ana shkencore është e vështirë të gjesh kryet, trupin dhe këmbët në dokumentarin e zotit Barka. Një histori që fillon me “Jo-në” kundër Musolinit dhe vazhdon me Aleksandrin, Pirron e Despotatin e Epirit për t’u kthyer tek Lufta Italo-Greke dhe për të përfunduar me politikën aktuale me varret e ushtarëve të rënë”. Akademizmi i shefit të departamentit të një Universiteti Shtetëror lë shumë për të dëshiruar… (Altin Kocaqi).
“Minoritari” vazhdon: “Shqipja do të fillonte të bëhej gjuhë e fesë disa dhjetëvjeçarë më pas dhe 130-150 vjet më vonë do të bëhej gjuhë e liturgjisë kishtare ortodokse. Përderisa bartësit e shqipes së atëhershme, për karrierë ushtarake dhe privilegje ekonomike e politike shndërroheshin në myslimanë, si do të gjykoheshin nga martiri i ortodoksisë që armën e vetme të kauzës së vet kishte gjuhën greke?! Në këtë këndvështrim, pretendimi i sotëm midis kalemxhinjsh që ngjyejnë akoma penën në oturakun e propagandës komuniste, se çdo gjë greke nëpër shekuj ishte antishqiptare, është absurd.
Po kush ua mësoi ortodoksizmin grekëve?
Po, cili ishte themeluesi i Konstantinopojës, aty ku më vonë ngriti kokë ortodoksizmi?
Dardanët, pra!
“Nga ky këndvështrim, përsëri është absurd fakti që fshatra të tilla si Lugari apo Frashtani, që nxorën patriarkë në Kostandinopojë, apo vojvodë në Moldovllahi, shumë shekuj para se shqiptarët të quheshin shqiptarë, që gjuha e tyre ishte greke dhe vepra e tyre e lidhur me Greqinë, të konsiderohen sot e kësaj dite si fshatra shqiptare”-, na thotë Panajot Barka.
Po, ti i nderuari profesor që si duket i “mbyt” studentët me ideologji grekomadhe, je I njëjtë si këta që na “mbytën” me turkomani. Një pyetje: Je në veti? Të lejon etika e profesorit në sabotimin e të vërtetës shqiptare? Marre! Turp! Barka apo Varka se grekëve të rinj iu mungon b-ja, e di ti këtë: Më 25 Nëntor 2005, UNESCO e shpalli Iso Polifoninë Popullore Shqiptare si kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit, e cila mbrohet nga kjo organizatë e Kombeve të Bashkuara.
Si guxon he burrë të jesh aq i ultë dhe: “Panajot Barka akuzoi shqiptarët që janë hajdutë të polifonisë greke duke e pagëzuar si Iso polifoni shqiptare. Barka kërkoi që Greqia të hedhë në gjyq në Gjykatat Ndërkombëtare për këtë vjedhje Shqipërinë, si dhe heqjen nga UNESCO të Iso Polifonisë Popullore Shqiptare. Gjuha e përdorur nga profesori i Universitetit të Gjirokastrës Panajot Barka ishte nxitje e urrejtjes mes dy popujve. (A.Ll.). Dhe vazhdon: “Por vjen një ditë që disa ekstremistë grekë të nxitur nga Panajot Barka dhe të përkrahur nga drejtuesit e institucioneve shtetërore dhe fetare të Greqisë, si Mitropoliti i Konicës, Andreas që kërkojnë heqjen e kësaj Iso Polifonisë Shqiptare, madje e quajnë Iso Polifoni Greke.
Greqia dhe grekët pasi i kanë vjedhur ndër shekuj shqiptarëve bijtë e saj, traditat, kulturën dhe trojet, deri djathin e bardhë, tashmë duan t’i vjedhin edhe shpirtin e zërit.
Shqipërinë e morri greku! Çajupi nuk e dinte që nuk ishte turku vetëm.
* Për të interesuarit, se çka i mundësoi Shqipëria këtij shqiptari, lexoni:
(Kryerja e shkollës 8-vjeçare 1987. Kryerja e shkollës së mesme “A. Zeneli” Gjirokastër 1981. Kryerja e studimeve të larta për Gjuhë Letërsi Shqipe 2001. Njehsimi i diplomës – Univeristeti i Gjirokastrës “Kualifikim pasuniversitar 2004 MasterShkencor (MND) Mikroteza, “Letërsia në Minoritetin Etnik Grek në Shqipëri”. Tituj dhe grada 2009 Doktoratura: “Letërsia dhe kultura në Minoritetin Etnik Grek në Shqipëri – qasje teoriko -letrare në poezinë e P. Çukës, N. Kacalidhës & A. Zarballas”.
Departamenti i Letërsisë Shqipe, Universiteti i Tiranës. 2010 Titulli: Docent. Fushat e interest shkencor Letërsia, Folklori, Antropologjia sociale. Lëndët me kurrikula personale Folklor, Letërsia dhe Kultura në Minoritetin Etnik Grek, Teori Letërsie, Qasje krahasuese midis letërsisë greke e shqiptare.
Përvojë pune
1981-1984 Arsimtar 1984-1990. Gazetar për emisionin në gjuhën greke pranë Radio Gjirokastrës. 1991-1992 Deputet i OMONIA-s në Parlamentin e parë pluralist të Shqipërisë. 1993 Lektor në departamentin e Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek në Universitetin “Eqerem Çabej”, Gjirokastër. 1993 Korrespodent për Shqipërinë i Radio Skay-t në Athinë. 1994 Korrespodent për Shqipërinë i Agjensisë ANA të Athinës. 1998 Korrespodent për Shqipërinë i Radios Publike Greeke. 2008-2010.
Përgjegjës i Departamentit të gjuhës Letërsisë & Qytetërimit Grek, Universiteti i Gjirokastrës. Përkthyes tekstesh mësimore, letrare, shkencore, publicist.