“Kush fshihet pas Igli Gjelishtit?” Artan Hoxha hedh dritë mbi tenderat korruptivë të AKSHI – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kush fshihet pas Igli Gjelishtit?” Artan Hoxha hedh dritë mbi tenderat korruptivë të AKSHI

18:12 | 31/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka denoncuar tenderat fiktiv të dhënë prej AKSHI me përfitues kompaninë “Image & Communications Development”.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxha thekson se tenderat fiktiv të përfituar nga kjo kompani në dy vitet e fundit kapin vlerën totale të 7.5 miliardë lekë. Sipas tij SPAK duhet të fillojë menjëherë punën për të zbuluar atë që fshihet pas Igli Gjelishtit pronarit në letër të kompanisë.

Postimi i plotë i Hoxhës

Ju kujton gjë e-Albania?!! Ai portali që na detyron qeveria ti drejtohemi për të marrë leje të dalim nga shtëpia, të marrim leje për të shkuar në market, në punë, për të levizur me makinë, për të marrë çertifikatën e pronës, për të marrë shërbime mjekësore, për të ardhur nga jashtë vendit, apo për tu larguar nga vendi…

Sa herë që i drejtohesh administratës shteterore për të gjetur zgjidhje, të dërgojnë te e-Albania. Nuk ka rëndësi nëse je inxhinier, apo bari në mal, nëse je i biznesmen apo analfabet, nëse je adoleshent apo pensionist.

S’ke zgjidhje, drejtohu e-albania se kështu do hyqymeti… Edhe pse shqiptarët paguajnë taksa dhe mbajnë në punë një administratë të tërë, qeveria na thotë:”mos na besdisni, shkruani në e-Albania, dhe prisni llotarinë për të marrë përgjigje”..

Sikur të mos mjaftonte kjo, por po me paratë e shqiptarëve që mbajnë qeverinë në këmbë, qeveria ka vendosur që të shperblejë majmërisht, ata që i vendosin pudrën në fytyrë dhe që e bëjnë djallin të duket Engjëll…

Agush, po të ngushtohet laku!!!! Përveç nuselales që po ta rrallon tufën, rrotull kotecit tënd, ka filluar të sillet dhe ujku. Ti e di mirë, se ujku nuk ha as zogj, as pula madje as gjela. Ai kërkon të hajë të zotin e kotecit… Sado ti fshehesh gjurmët dhe të bësh sikur kërkosh “drejtesi”, je i zhytur aq keq në gjirizin e korrupsionit me grabitqarët e pushtetit, sa kudo që shkel, lë gjurmë të zeza llumi…

Ke mësuar të shkelësh si dhelpër dhe të kafshosh si ujk. Por janë fryrë aq shumë faturat që të shpërblen hyqymeti, sa nuk ka kontratë mirëbesimi që i fsheh. Tashmë kanë kaluar në miliarda lekë, shpërblimet nga taksa të shqiptarëve, që tretën në llogaritë e fshehta….

Të janë bërë shumë, pak nga pak je bërë edhe ti njëlloj oligarku. Nuk ke ku ti fshehësh, llogaritë e majmura nga taksat e qytetarëve me të varfër në Europë… Pse është mbajtur gjithmonë e fshehtë kush fshihet pas e-Albania? Kush e mirëmban? Kush përfiton dhe kush faturohet për “qeverinë virtuale” të Shqipërisë…

Kush fshihet pas kompanisë që mori një “thes” me para me tenderë fiktivë nga xhepat e shqiptarëve?!! Vjedhja e radhës së taksave të shqiptarëve të firmosur nga AKSHI për Image & Communications Development.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit vetëm gjatë muajit korrik dhe gusht, i ka dhënë 2.5 miliard lekë tendera fiktivë, pa konkurrencë dhe afër fondit limit kësaj kompanie.

Kjo kompani që rezulton të jetë në pronësi të Igli Gjelishtit, ka përfituar në të njëjtën mënyrë plot 7.5 miliardë lekë në 2 vjet. 10 milion lekë çdo ditë ka përfituar Igli GJelishti nga paratë e shqiptarëve ndërkohë që ekonomia është zhytur ne krizë.

Image & communications Development edhe pse e krijuar në vitin 2010 nuk ka deklaruar fare të ardhura dhe as ka depozituar bilance deri në vitin 2014. Kompania e Igli Gjelishtit ka filluar të deklarojë fitime vetëm në vitin 2015, vit kur ka filluar rritja e saj galoponte duke shërbyer si kompani fasade për të përfituar fondet publike.

Si ka mundësi që kjo kompani për portalin opendata.gov.al që në fakt pasqyron vetëm te dhëna statistikore të institucioneve, është paguar 739 milion leke në vitin 2018? Si ka mundësi që ndërkohë që kjo kompani ka përfituar mbi 2.3 miliardë leke ne vitin 2018 për sistemin e gjobave elektronike për Policinë e Shtetit, policët e trafikut vazhdojnë të mbajnë blloqe letre në dorë?

Si ka mundësi që kostoja për regjistrin elektronik për formularët e vizitave të Mjekut të Familjes është shumëfishuar në krahasim me kërkesat e vetë institucionit duke i paguar kompanisë plot 1.8 miliard lekë?

Si ka mundësi që sistemi për shkëmbimin e informacionit financiar te tatimeve do ti kushtojë Shqiptarëve 899 milion lekë? Ç’farë lidhje ka kompania me shërbimet publike të publikuara e E-albania për të përfituar mirëmbajtjen e tyre për 430 milion leke?

Kush ishte ai që e mundësoi rritjen galoponte të përfitimeve të Image and Communication Development? Kush fshihet pas Igli Gjelishtit? Kjo pyetje duhet të marrë përgjigje sot, një orë e më parë.

Drejtësia duhet të hetojë abuzuesit dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që janë përfshirë këto abuzime me paratë e shqiptarëve. Ata që vjedhin me tendera fiktivë paratë e shqiptarëve duhet të përballen me drejtësinë dhe të marrin ndëshkimin e duhur ligjor…

Etiketa: Artan Hoxhae-AlbaniaIgli Gjelishti

Të Lidhura

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

nga 27
15:31 | 06/06/2026
0

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i bëri thirrje sot Presidentit libanez Joseph Aoun , i cili dje i kërkoi Teheranit të ndalojë “ndërhyrjen”...

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

nga 27
15:05 | 06/06/2026
0

Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka forcuar dhe thelluar kërkimin shkencor në drejtim të patogjenëve me rrezik të...

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

nga 27
13:43 | 06/06/2026
0

Një 57-vjeçare, Violeta Shpani është vënë në pranga ditën e sotme në Kurbin, pasi dyshohet se vrau me thikë nënën e saj,...

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

nga 27
13:37 | 06/06/2026
0

Ish-presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, deklaroi se ka pritshmëri shumë pozitive për zgjedhjet që do të mbahen të dielën. ‘‘Kemi...

Para
Tre 15-vjeçarët vdesin në aksident në Greqi, mes tyre një shqiptar

Përmbyset fugoni në Shkodër, plagosen 7 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –

15:31 | 06/06/2026
Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

15:05 | 06/06/2026
Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –

13:43 | 06/06/2026
Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –

13:37 | 06/06/2026
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –

13:35 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –
  • Dyshohet se vrau me thikë mamanë! Arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin, procedohet mjekja (Emrat) –
  • Kam pritshmëri të lartë, po vjen ndryshimi –
  • Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina –
  • Ky uragan nuk ndalet pa realizuar qëllimet! Rama të largohet menjëherë dhe të dëgjojë zërin e qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Armiku i vërtetë është Izraeli, shpëtoni vendin tuaj –
  • Nga Koronavirusi te Lija e Majmunit dhe Ebola, OBSH identifikon pandemitë që mund të kërcënojnë Europën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com