Kush e përdhunoi 14 vjeçaren nga Kavaja? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush e përdhunoi 14 vjeçaren nga Kavaja?

19:18 | 04/02/2019
në Uncategorized
0

Nga Eni Vasili

Tmerri që përjetoj çdo herë që lexoj detaje të reja rreth përdhunimit të vajzës 14 vjecare në Kavajë besoj është i cdo gruaje në Shqipëri.

Lotët më mblidhen në grykë për fatin e atij fëmije që nuk është e vetmja që hesht për dramën e saj . Dhe këtë e di jo vetëm si grua por edhe si gazetare që ka mbledhur kaq shumë rrëfime e ka dëgjuar po aq histori.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Por në këto radhë nuk dua të flas as si grua e as si gazetare e angazhuar. Do të  flas si gazetare e politikës që prej 15 vitesh ka krijuar një platformë mediatike ku çdo ngjyrë e politikës presupozohet të vijë të flasë për alternativat, për çka bërë e çfarë duhet të bëjë, që kryeministrat e ministrat të japin llogari para qytetarëve edhe pse ka kohë që duket se llogari japin vetëm gazetarët para  pushtetarëve .

E vërteta është që banaliteti i politikëbërjes po mbyt shoqërinë në cdo qelizë dhe ulërima vjen edhe nga kjo ngjarje në Kavajë.

Ju kujtohet Baba Taku dhe çanta e tij? Diçka fshihej aty, ca video apo ca dokumenta shantazhonin dikë , nuk u bënë kurrë publikë por ndoshta ankandi I tyre është bërë tjetërkund. Po IMSI-catcher ju kujtohet ? Thuhet se ka përgjuar shumë politikanë por nuk dolën kurrë në publik, diku mund të jenë shitur apo shkëmbyer edhe ato.

Po çimka ne zyrën e Saimir Tahirit, video e Brazilit me protagonist Ditmir Bushatin? Ju kujtohet sa shume kemi dëgjuar për të në parlament? Thuhet se ka edhe një për Gjushin me Avdylajt, edhe një për  Damianin me Bajrat pa harruar atë të Santa Quarantës ku janë të gjithë me të gjithë. Thonë që ca video për Edi Ramën I ka PD ca të tjera I ka Rama për Berishët dhe Bashistët.

Dhe në gjithë këtë zallamahi shantazhi dhe intrige politike disa adoleshente nga Kavaja menduan të bëjnë të njëjtën gjë. Të bëjnë një video e të shantazhojnë një minorene .

Pa hequr asgjë nga indi kriminal qe këta adoleshentë kanë ndër vete, pa hequr asnjë përgjegjësi nga familjet e tyre që kanë prodhuar me edukimin apo mosedukimin e tyre disa mostra njerëzore, të rrimë shtrembër e të flasim drejt unë mendoj që nuk janë të vetmit fajtorë edhe pse para gjykatës do përgjigjen veç ata.

Çfarë duhet të presim nga adoleshentët e një  shoqërie që dhunohet çdo të enjte nga  140 të zgjedhurit e popullit që sherrosen si në bilardon e lagjes me fjalët më të ndyra?

`Mos me caj ketë “ e  “më hëngsh atë“ i serviren sot publikut si modele dhe standarte komunikimi po aq sa modeli I shantazhit me video, foto e çdo gjë që dikë e implikon diku.

Nuk ka më rëndësi çfarë është e vërtetë e çfarë jo, por sa shumë flitet dhe sa shumë dëmtohet kundërshtari prej këtyre akuzave e shantazhave pa fund.

Ata 7 adoleshentë nga Kavaja që  kryen një akt barbarizmi mesjetar sigurisht  nuk e dinë që jetojnë në erën e post-truth ku faktet nuk kanë më rëndësi. Por ata dinë shumë mirë  që rëndësi ka se kush posedon videon.

http://www.hapur.al/2019/02/04/kush-e-perdhunoi-14-vjecaren-nga-kavaja/

Etiketa: Eni Vasiliminorenepërdhunim

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Misteri i “Darkës së gabuar” të Ismail Kadaresë

Misteri i "Darkës së gabuar" të Ismail Kadaresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com