Kush do ta bëjë vaksinën ruse? “Policia” dhe “Gazetarët” të ndarë: Përgjegjësinë e ka qeveria – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush do ta bëjë vaksinën ruse? “Policia” dhe “Gazetarët” të ndarë: Përgjegjësinë e ka qeveria

14:00 | 23/03/2021
në Kryesore
0

Nga Dylber Balla

Sot në Shqipëri mbërritën 10 mijë vaksina ruse “Sputnik V”, dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed. Pas hezitimeve për të pranuar vaksina ruse apo kineze, qeveria Rama ndryshoi qëndrim dhe vendosi të negociojë edhe prej burimesh të tjera nga ato të SHBA dhe Bashkimit Europian duke u bërë kështu vendi i radhës në Ballkan që pranon vaksina ruse, të cilat nuk janë certifikuar nga OBSH, FDA apo EMA.

Por, kush do të vaksinohet me dozat e “Sputnik V” në Shqipëri?

Read more

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

ABC u interesua pranë ministrisë së Shëndetësisë dhe Programit të Vaksinimit, por ende nuk ka një informacion zyrtar. “Do të vazhdohet me të gjithë grupet, ecën procesi. Megjithatë duhet të presim një përgjigje zyrtare”,- i tha një burim ABC-së.

Por, cilat grupe prioritare janë në radhë?

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini deklaroi pak ditë më parë se pas mësuesve do të nisë procesi i vaksinimit të gazetarëve dhe policëve. Ndalur te këto dy grupe, ABC kontaktoi kreun e Sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta, i cili ndodhet në një gjendje jo të mirë shëndetësore pas kalimit të COVID-19. “Kam dy muaj që kam kaluar koronavirusin, por kam temperaturë”,- tha ai.

Por çfarë mendon ai, nëse do të vendoset nga Komuniteti i Imunizimit që policia e shtetit do të vaksinohet me dozat ruse? Sadedin Fishta thotë që kjo nuk ka rëndësi, pasi nëse ndodh diçka përgjegjësinë e mban qeveria. Fishta shprehet më tej se deri tani kanë vdekur nga COVID-19 28 policë dhe janë infektuar mbi një mijë efektivë.

“Do të mbajë përgjegjësi shteti për çdo vaksinë që fut në Shqipëri. Ne nuk mund të marrim përgjegjësinë e Ministrisë së Shëndetësisë apo Komitetit, ne kemi kërkuar që policia të trajtohet si shëndetësia. Po të shikosh vdekshmërinë e mjekëve dhe punonjësve të policisë, ka qenë aty-aty apo një më pak.

Vaksinën ruse nuk jemi ne të parët që po e provojmë, ne nuk merremi me gjeopolitikë, por të bëhen vaksinat dhe të shpëtojnë njerëzit. Kjo vaksinë nëse ka të gjitha parametrat nuk ka rëndësi nga është, vetëm të dalim nga rreziku. Gjithsesi, përgjegjësinë do ta mbajë direkt qeveria për çfarë do që të ndodhë. Pavarësisht nga emri kërkojmë të vaksinohen punonjësit e policisë”,- tha Fishta.

COVID-19 ka marrë 8 gazetarë. Në datë 15 mars, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë kërkoi që “vaksinimi dhe kujdesi shëndetësor për gazetarët dhe operatorët në teren, duhet të jenë një prioritet i institucioneve të shëndetit publik”. Por, nëse do të vendoset që vaksinimi të bëhet me “Sputnik V”, cili do të ishte qëndrimi i kreut të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë?

Aleksandër Çipa i kontaktuar nga ABC tha se vaksina më e mirë është ajo që është certifikuar nga OBSH dhe institucionet më të rëndësishme globale të shëndetësisë, që në rastin e “Sputnik V” nuk është një gjë e tillë. Çipa tha se Unioni nuk ka qëndrim për vaksinën që do të marrin gazetarët, pasi është një çështje e shëndetit individual.

“Unë për arsye shëndetësore do të doja që të gjithë anëtarët e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë të bënin vaksinën më të cilësishme. Për mua më e cilësishme konsiderohet ajo që certifikohet nga OBSH dhe institucionet më të rëndësishme globale të shëndetësisë.

Nëse kjo që po pyesni ju është e certifikuar nga OBSH unë jam dakord ta bëj. Kjo është një çështje e shëndetit individual, nuk mund të ketë qëndrim kolektiv të një organizate për shëndetin individual të anëtarësisë”.

Po nëse do të kishte mundësi, cilën vaksinë do të zgjidhte? “Unë nuk kam menduar ende për vaksinën, e kalova lehtë pa pasoja COVID-19, por jam ende në skepticizmin tim qytetar”,- përfundoi ai.

Etiketa: Dylber BallaEmiratet e Bashkuara ArabeEugena TominiKush do ta bëjë vaksinën ruse? “Policia” dhe “Gazetarët” të ndarë: Përgjegjësinë e ka qeveriaMuhammed Bin ZayedPrinci i KurorësSadedin FishtaSputnik V

Të Lidhura

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

nga 27
18:57 | 15/03/2026
0

Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj...

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

nga 27
18:33 | 15/03/2026
0

Me ftesë të Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump, në kuadër të nismës së saj Fostering the Future Together...

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

nga 27
18:05 | 15/03/2026
0

Leka II Zogu është martuar me Blerta Celibashin, sipas një komunikate zyrtare të publikuar nga Oborri Mbretëror Shqiptar. Në njoftimin...

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

nga 27
17:41 | 15/03/2026
0

Barazim 2-2 ndërmjet Vorës dhe Partizanit në ndeshjen e Superiores. Ishte një barazim i çmendur për të kuqtë, që në...

Para
Për vaksinat ruse kemi tigrin…

Për vaksinat ruse kemi tigrin...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –

18:57 | 15/03/2026
Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

18:33 | 15/03/2026
Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –

18:05 | 15/03/2026
Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –

17:41 | 15/03/2026
Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –

Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –

17:17 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –
  • Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –
  • Martesa e Princ Leka II me Blerta Celibashin, zbardhen detaje nga ceremonia private –
  • Barazim dramatik, Partizani me 10 lojtarë i shpëton humbjes në fund –
  • Alarm në Berat, zjarr në ullishtet e Duhanasit, po avancon drejt zonës me pisha –
  • Çështja Balluku nuk mbyllet pa largimin tënd –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së –
  • Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com