Kurti: Pse e duam reciprocitetin, nuk e di kur do e takoj më Vuçiç – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti: Pse e duam reciprocitetin, nuk e di kur do e takoj më Vuçiç

20:10 | 17/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, po vazhdon vizitën disaditëshe në Prishtinë prej nga do të shkojë edhe në Beograd, në përpjekje për të caktuar një datë për takimin e radhës ndërmjet palëve në kuadër të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Zoti Lajçak të premten u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar takime edhe me zyrtarë tjerë të institucioneve, partive politike dhe përfaqësues të bizneseve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se zoti Lajçak ka pasur rastin që të kuptojë për së afërmi situatën politike në vend ndërsa tha se ende nuk ka një datë për takimin e radhës me presidentin e Serbisë.

Read more

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –

PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

“Nuk do të ketë takim para 6 tetorit kur kemi samitin në Slloveni midis BE-së dhe gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk ka një datë të caktuar se kur do të jetë takimi ynë i radhës ndërkohë zëvendëskryeministri im që është përgjegjës për dialog ka pasur takime në Bruksel, ai diskuton hollësitë sidomos të çështjes së të zhdukurve me force”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se tashmë u ka dërguar një letër udhëheqësve të shteteve evropiane për t’i informuar me shkeljet që siç thotë ai po i bën Serbia në marrëdhëniet tregtare me Kosovën. Ai paralajmëroi vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë nëse ajo nuk heq barrierat ndaj mallrave të Kosovës.

“Ne do të dëshironim që Serbia t’i heq barrierat, ka barriera të shumta jotarifore të cilët herë janë sporadike në zbatim e herë janë sistematike. Ne pra e duam reciprocitetin që Serbia t’i heq barrierat, mirëpo nëse reciprociteti nuk do të mund të zbatohet duke i hequr Serbia barrierat, atëherë do të zbatohen duke iu kundërvënë ne, jo si hakmarrje por për shkak se e duam barazinë”, tha ai

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është mbajtur më 19 korrik, por pa ndonjë përparim.

Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian dhe është zotuar se nuk do ta njohë atë, duke kërkuar siç thuhet, një zgjidhje kompromisi, ndërsa Kosova e cilëson të panegociueshme pavarësinë e saj.

Por të dyja palët janë përfshirë në procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që është kusht për integrimet evropiane.

Etiketa: Albin KurtiKosova

Të Lidhura

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –

nga 27
21:00 | 13/04/2026
0

Një përplasje e vjeter për shkak të fitimieve në rrjetin e Call Centra në kryeqytet u bë shkak për pengmarrjën...

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

nga 27
20:50 | 13/04/2026
0

Një e moshuar ka shpëtuar mrekullisht në Korçë pas ankesës së komshiut të saj se i pikonte tavani. Në momentin...

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –

nga 27
19:14 | 13/04/2026
0

Nuk pati fitues në sfidën mes Bylisit dhe Dinamos e vlefshme për javën e 31 të Kategorisë Superiore. Në ‘Adush...

PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

nga 27
19:04 | 13/04/2026
0

Nesër mund të bëjmë gjëra speciale, por duhet të jemi shumë, shumë të vendosur për të arritur këtë objektiv. Po...

Para

Minatori i bllokuar në Bulqizë, reagon Autoriteti për Sigurinë e Minierave: Puna e vështirë, rrezikohet jeta e shpëtuesve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –

Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –

21:00 | 13/04/2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

20:50 | 13/04/2026
Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –

19:14 | 13/04/2026
PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –

19:04 | 13/04/2026
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët –

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët –

18:56 | 13/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –
  • U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –
  • Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq –
  • PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin –
  • Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët –
  • Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pengmarrje për paratë e Call Center-it, zbardhen lidhjet e Florian Sulës me grupin e Amand Josifit –
  • U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com