Kurti dhe Osmani do të takohen me Sekretarin Blinken në Departamentin e Shtetit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti dhe Osmani do të takohen me Sekretarin Blinken në Departamentin e Shtetit

21:46 | 26/07/2022
në Kosove Rajon
0

Read more

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë kthesë në diskursin e tij, por edhe në qasjen ndaj raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vlerësojnë përfaqësues të partive opozitare në Kosovë dhe njohës të çështjeve politike.Kurti, bashkë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takojnë të martën në Uashington sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.“Palët do të diskutojnë për partneritetin dypalësh midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, për mbështetjen ndaj Kosovës në sektorët strategjikë, përfshirë ekonominë dhe mbrojtjen”, ka thënë Presidenca e Kosovës përmes një komunikate për media.Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, është pyetur nga gazetarët se a është ky takim “thyerje e akullit” dhe përmirësim i raporteve të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në?“Kjo nuk është thyerje e akullit, por është një hap më tej në forcimin e marrëdhënieve tona”, ka thënë Gërvalla në një konferencë për media të martën në Prishtinë.Kritikat e opozitësQeveria e Kurtit, e cila ka marrë detyrën në mars të vitit të kaluar, është kritikuar vazhdimisht nga opozita në Kosovë për, siç është thënë, përkeqësim të marrëdhënieve me SHBA-në.Më të zëshme kanë qenë kritikat kur Qeveria ka refuzuar të kyçet në Gazsjellësin Trans-Adriatik – që parashihej të bëhej me mbështetje të SHBA-së – me arsyetimin se ndërtimi i infrastrukturës së gazit është i shtrenjtë.
Qeveria është kritikuar edhe për moszbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, e cila ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë.Kjo marrëveshje është nënshkruar në shtator të vitit 2020 nga udhëheqësit e atëhershëm të dy vendeve dhe në praninë e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump.Xhavit Haliti, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se mbetet të shihet nëse takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, do të sinjalizojë përmirësimin e marrëdhënieve midis Qeverisë së Kurtit dhe SHBA-së.“Unë e di që ka bërë gabime në të kaluarën në këto raporte, por edhe me deklarata. Por, besoj se kthesa është e dukshme edhe në deklarata, edhe me veprime dhe takime. Për mua, ai që ftohet në SHBA, ftohet për t’i dhënë mesazh, por edhe për t’i dhënë sinjal se ‘nuk është krejt siç po thoni ju’”, thotë Haliti për Radion Evropa e Lirë.Time Kadrijaj, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se partia e saj e ka kritikuar disa herë Kurtin për shkak të disa vendimeve të tij, që, siç thotë, nuk kanë qenë në harmoni me sugjerimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.“Ajo që na ka bërë të dyshojmë, ka qenë refuzimi i projektit të gazit amerikan, sepse tash, përderisa po përballemi me krizë të rëndë energjetike, ai ka qenë një gabim fatal që e ka bërë Kurti dhe Qeveria e tij”, thotë Kadrijaj.Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Arben Gashin, shef i Grupit Parlamentar të partisë tjetër opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ai ka refuzuar të japë komente. “Takimi [në Uashington] mund të jetë gjithqysh”, ka thënë shkurtimisht ai.Kritikat e kësaj partie për Qeverinë kanë qenë të vazhdueshme, sidomos për moszbatimin e supozuar të Marrëveshjes së Uashingtonit.Në një seancë të Kuvendit të Kosovës, më 12 prill, ish- kryeministri Abdullah Hoti, i cili ka qenë nënshkrues i Marrëveshjes së Uashingtonit, ka thënë se marrëdhëniet me SHBA-në janë lënduar dhe se nuk janë në nivelin që kanë qenë dhe që duhet të jenë.“Mendoj se është absurde që këtu në Kuvend, në vazhdimësi, është cilësuar si e dëmshme një marrëveshje që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Hoti, tani deputet i LDK-së, duke aluduar në deklaratat e Kurtit.Në po të njëjtën seancë, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëkohësisht udhëheqës i kësaj partie, ka thënë se Qeveria aktuale është “kundër SHBA-së” në mënyrë të vazhdueshme.

Etiketa: Albin Kurti

Të Lidhura

Dënimi politik, Salianji: Më ofruan para në këmbim të heshtjes dhe burgut

Thaçi s’u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait, Salianji: Injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor

nga 27 ok
17:06 | 18/03/2025
0

Ervin Salianji ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Speciale që refuzoi lejen për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për të...

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

Shorti i Botërorit, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët/ Ja skema e kualifikimit

nga 27 ok
15:50 | 13/12/2024
0

Shqipëria dhe Kosova njohën këtë të premte kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti i hidhur në selinë...

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

Një vit nga sulmi në Banjskë, kush e mbron Radoiçiçin në Serbi?

nga 27 ok
09:44 | 24/09/2024
0

Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në...

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

Rrahën 21 vjeçarin në Selanik/ Pesë në pranga, dy prej tyre shqiptarë –

nga 27
13:12 | 12/03/2024
0

Pesë të rinj, tre grekë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar pasi dhunuan një 21 vjeçar në Selanik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen...

Para
Tragjedia me 34 emigrantë të mbytur, hetimet: Këto dy vende u telefonuan 80 herë dhe nuk i shpëtuan

Tragjedia me 34 emigrantë të mbytur, hetimet: Këto dy vende u telefonuan 80 herë dhe nuk i shpëtuan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kryepeshkopi Joan zhvillon takime të nivelit të lartë në Bruksel –

Kryepeshkopi Joan zhvillon takime të nivelit të lartë në Bruksel –

19:50 | 13/01/2026
A do t’ia lërë PD-në vajzës ose djalit? Berisha pyetet në Lezhë për “dorëzimin e stafetës” –

A do t’ia lërë PD-në vajzës ose djalit? Berisha pyetet në Lezhë për “dorëzimin e stafetës” –

19:36 | 13/01/2026
“Piramidat ishin gabimi ynë, populli na ndëshkoi”, Berisha kërkon falje për herë të parë –

“Piramidat ishin gabimi ynë, populli na ndëshkoi”, Berisha kërkon falje për herë të parë –

19:12 | 13/01/2026
Refuzim i hapur ndaj SHBA-së, Groenlanda riafirmon lidhjen me Danimarkën –

Refuzim i hapur ndaj SHBA-së, Groenlanda riafirmon lidhjen me Danimarkën –

19:04 | 13/01/2026
Pas 10 vitesh dhe 114 mln euro, koncesioni i sterilizimit kalon te shteti –

Pas 10 vitesh dhe 114 mln euro, koncesioni i sterilizimit kalon te shteti –

18:44 | 13/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Kryepeshkopi Joan zhvillon takime të nivelit të lartë në Bruksel –
  • A do t’ia lërë PD-në vajzës ose djalit? Berisha pyetet në Lezhë për “dorëzimin e stafetës” –
  • “Piramidat ishin gabimi ynë, populli na ndëshkoi”, Berisha kërkon falje për herë të parë –
  • Refuzim i hapur ndaj SHBA-së, Groenlanda riafirmon lidhjen me Danimarkën –
  • Pas 10 vitesh dhe 114 mln euro, koncesioni i sterilizimit kalon te shteti –
  • Pas 10 vitesh dhe 114 mln euro, koncesioni i sterilizimit kalon te shteti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kryepeshkopi Joan zhvillon takime të nivelit të lartë në Bruksel –
  • A do t’ia lërë PD-në vajzës ose djalit? Berisha pyetet në Lezhë për “dorëzimin e stafetës” –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com