Kurti- ambasadorëve të QUINT-it: Ose t’i mbajmë të dy shtetet targat e përkohshme, ose të hiqen fare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kurti- ambasadorëve të QUINT-it: Ose t’i mbajmë të dy shtetet targat e përkohshme, ose të hiqen fare

15:07 | 21/09/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë pritur ambasadorët e QUINT-it një ditë pas vendimit për reciprocitetin ndaj targave të Serbisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, së bashku me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti në takim ambasadorët e vendeve të Quint-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë: të ngarkuarin me punë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Nicholas Giacobbe, ambasadorin e Gjermanisë, z. Joern Rohde, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott, ambasadoren e Francës, znj. Marie-Christine Butel, zëvendës-shefin e Misionit të Italisë në Kosovë, z. Ugo Ferrero, dhe Përfaqësuesin e Posaçëm e Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Në njoftim thuhet se në takim është diskutuar rreth vendimit të djeshëm të qeverisë së Kosovës, derisa bëhet e ditur se Kurti i ka njoftuar ambasadorët se nuk ka pasur incidente në asnjë vendkalim kufitar.

Read more

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

“Në këtë takim, u diskutua mbi vendimin e djeshëm rreth pajisjes me targa të përkohshme për automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës. Kryeministri Kurti i informoi ambasadorët se në asnjë vendkalim kufitar dje dhe sot nuk ka pasur incidente. Ai tha se vendimi i djeshëm nuk është provokim e as diskriminim ndaj askujt dhe se Policia e Kosovës ka qenë dhe është profesionale, korrekte dhe efikase.”

“Ligji është zbatuar, trajtimi i barabartë është siguruar, tha kryeministri, duke theksuar se njësitë speciale janë aty vetëm për të mbrojtur policinë kufitare dhe vendkalimet kufitare. Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpiejnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cenuar ata, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se liria e lëvizjes është e drejtë dhe vlerë që nuk bën të shkelet”, bën të ditur njoftimi.

Tutje thuhet se Kurti ka deklaruar se te çështja e reciprocitetit ose kanë të drejtë të dyja shtetet, ose e kanë gabim të dyja.

“Te ky reciprocitet i targave të përkohshme për vetura ose Kosova dhe Serbia kanë të dyja të drejtë, ose e kanë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia, theksoi kryeministri Kurti. Ai i njoftoi ambasadorët edhe për bisedën telefonike që ka pasur mbrëmë me Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Josep Borrell”, thuhet në njoftim, raporton Gazeta Express.

Po ashtu bëhet e ditur se ministri Sveçla i ka njoftuar ambasadorët se Policia e Kosovës është në krye të detyrës dhe se po kontribuon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

“Ministri Sveçla tha se policët tanë janë në nivel të detyrës dhe po kontribuojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë. Qytetarët serbë nuk kanë pse të ndjehen të frikësuar, potencoi ai. Masat e ndërmarra nuk janë kundër atyre dhe as kundër ndokujt tjetër. Policia nuk merret me nacionalitetin e udhëtarëve. Ajo i mbron e respekton të gjithë qytetarët pa dallim, tha ministri.”

Po ashtu, bëhet e ditur se në takim është folur edhe për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ambasadorët dhe kryeministri Kurti u pajtuan që duhet ruajtur paqen dhe qetësinë, stabilitetin dhe sigurinë, dhe se dialogu duhet të vazhdojë e situata duhet të de-eskalojë”, thekson njoftimi./ekspres

Etiketa: Albin Kurtiambasadorët e QUINT-itkryeministri i kosovesMinistri i Punëve të BrendshmeXhelal Sveçla

Të Lidhura

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

nga 27
18:01 | 18/12/2025
0

Administrata e Donald Trump ka miratuar shitjen e armëve me vlerë 11 miliardë dollarë për Tajvanin. Kjo paketë, e cila...

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

nga 27
17:59 | 18/12/2025
0

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, konfirmoi gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, se heqja e masave shtrënguese ndaj Kosovës,...

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

nga 27
17:45 | 18/12/2025
0

Fermerët dhe blegtorët grekë kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndrimin në rrugë dhe do të përshkallëzojnë mobilizimet e tyre,...

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

nga 27
17:43 | 18/12/2025
0

“Z. Kryeministrja Belinda Balluku duhet të arrestohet për shkak se situata penale I është rënduar, është e dyshuar se manipuloi...

Para
Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja Covid në Kosovë, shënohen 14 viktima në 24 orët e fundit

Kosovë, 7 viktima nga koronavirusi dhe 173 të infektuar në 24 orët e fundit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –

18:01 | 18/12/2025
Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

17:59 | 18/12/2025
Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –

17:45 | 18/12/2025
Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –

17:43 | 18/12/2025
Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –

Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –

17:33 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –
  • Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –
  • Fermerët dhe blegtorët grekë paralajmërojnë përshkallëzim protestash, refuzojnë dialogun me qeverinë –
  • Balluku manipuloi 11 tendera, mund të kryejë krime të rënda… –
  • Shkarkohet nga detyra prokurori i Durrësit –
  • BE bie dakord për listën e vendeve të sigurta për të përshpejtuar deportimet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 11 mld dollarë për Tajvanin, zemërohet Pekini –
  • Tani, mbështetje nga BE-ja me 216 milionë Euro –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com