Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor të fshatrave Skuraj-Gallatë, në Kurbin, ku për pasojë ka humbur jetën 40-vjeçarja Vera Gjoka. Mësohet se mjeti me targë MR2739A, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në greminë në shtratin e një përroi. Shkak për këtë mësohet të ketë qenë humbja e kontrollit të mjetit nga ana e shoferit, Astrit Gjoka, bashkëshorti i viktimës. Pas ngjarjes ai u arrestua nga policia pasi nuk ishte i paisur me leje drejtimi.