Një 49 vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit pasi është kapur me lëndë narkotike si dhe 18 kapsolla detonatore elektrike.
Në pranga ka rënë shtetasi Bashkim Hasani, 49 vjeç, banues në Golem për akuzën “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” si dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Policia sekuestroi në banesën e këtij shtetasi 3.6 kg lëndë e dyshuar narkotike marijuana dhe 18 kapsolla detonatore elektrike.