Kur poston foto Topalli – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur poston foto Topalli

23:06 | 08/08/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Jozefina Topalli e di që kryetari aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka një boshllëk që e komplekson. Një nga ato boshllëqe që ka çdo politikan i ardhur rishtazi në një parti, një dekadë e gjysëm pas themelimit të saj, duke gjetur aty kolegë shumë më të vjetër se ai në moshë dhe në përvojë politike.

1-121

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Ish-kryetarja e Kuvendit ka postuar sot një foto të viti 1998, ku duket ajo vetë, bashkë me Berishën e Hajdarin. Ndoshta diçitura e fotos: “Kur bëhej opozitë edhe pse kërciste plumbi”, është edhe më therëse sesa vetë fotoja. Për Lulzim Bashën natyrisht, personin të cilit duket se i drejtohet edhe fotoja, edhe komenti poshtë saj.

Kjo shigjetë e Jozefina Topallit ndaj kreut të opozitës nuk vjen në boshllëk. Nuk është prej shumë kohësh as edhe një tekë e Jozefinës, një mospëlqim i saj personal apo një ndjesi rivaliteti ndaj Lulzim Bashës. Ka kohë që përshtypja shpërfillëse dhe negative e Topallit ndaj Bashës, është edhe përshtypja që ka sot një pjesë e madhe e deputetëve dhe zyrtarëve të vjetër të PD, të cilët nuk po arrijnë dot të mësohen me apatinë dhe dobësinë e opozitës së Lulzim Bashës.

Prej muajsh kryetari i PD Basha e ka lidhur litarin e opozitës së tij pas varkës së Ilir Metës, duke i varur të gjitha shpresat tek ulje-ngritjet hileqare të marrëdhënieve mes PS e LSI. Thirrja e fundit e tij për qeveri teknike, është në fakt një derivat i propozimit të Metës për “qeverinë e ekspertëve”, paçka se ky i fundit e braktisi këtë pistë 24 orë pasi e hodhi në publik.

E njëjta apati vihet re prej tre vjetësh tashmë, edhe në imazhin dhe peshën që opozita ka sot në shoqërinë shqiptare, në skenën politike dhe vendimmarrjet e rëndësishme. Në mënyrë të përsëritur, Basha (me influencën e Berishës), e mbajti larg PD nga tryezat për reformat territoriale dhe atë në drejtësi. Me ngulmim opozita ka qëndruar në llogore, në vend që të futet në ujë dhe të notojë drejt objektivit të rikthimit në pushtet. Edhe vetë varësia patologjike dhe e pashërueshme e Lulzim Bashës nga ish-kryetari, ka qenë dhe mbetet një trajtë e palëvizshme e dobësisë së tij si lider politik.

Natyrshëm që në këto kushte Topalli dhe të tjerë si ajo, e gjejnë mjaft komode të bëjnë ironi dhe humor të hidhur me kreun e partisë. Sepse në kohëra boshllëku, çdokush e ndjen instiktivisht nevojën të shohë prapa, në kërkim të diçkaje që i mungon e që nuk mund ta gjejë më pranë vetes. Ashtu siç bën politikania e vjetër demokrate që preferon t’i heqë pluhurin fotove të vjetra të një epoke të egër politike, më mirë sesa të pajtohet me atë që sot e konsideron si një kohë të humbur të opozitës shqiptare.

/javanews.al/

Etiketa: Azem HajdariboshllëkepokëJozefina TopalliLulzim BashaSkënder Minxhozivarësi patologjike

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Majlinda e një himni memec

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 15 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:21 | 15/01/2026
Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –

Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –

08:15 | 15/01/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 8 Janar 2026 –

Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026 –

07:39 | 15/01/2026
Parashikimi i motit për sot, 11 Dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 15 Janar 2026 –

07:27 | 15/01/2026
Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 15 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 15 Janar 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 15 Janar 2026 –
  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 15 Janar, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Nuk është marrë asnjë masë! Bujqësia dhe ekonomia do të përballen me një humbje prej 17 miliardë dollarë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com