Kur pashai i Surrelit i trajton ministrat e ish-ministrat si gratë e ish-gratë e tij – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur pashai i Surrelit i trajton ministrat e ish-ministrat si gratë e ish-gratë e tij

20:25 | 06/01/2019
në Shqiperi
0

Nga Elton Laska

Kur pashai, ministrat e ish-ministrat i trajton si gruan dhe ish-gratë e studentët që s’e lënë të ardhmen peng të pengut, Oligarkisë.

“Përtej turpit vjen qejfi”, kjo shprehje e vjetër e popullit tonë shkon për shtat kryeministrit Rilindjes, i cili sot mblodhi në hotelin e një prej deputetëve të tij qeverinë shqiptare, që paguhet dhe mbahen me taksat tona, por që ato i shpërdoron nëpër hotele e restorante private.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Ndonëse shteti shqiptar ka me mijëra godina nën varësi ku qeveria mund të zhvillojë takimet, pashai i Surrelit vendos që takimet ti zhvillojë në hotele private, ndërkohë nuk ka asnjë transparencë për faturat dhe shpenzimet e këtyre takimeve.
Duke mos respektuar asnjë kod a normë për takimet zyrtare Edi Rama mbledh bashkë ish ministrat dhe ministrat e rinj, po çdo presësh më shumë nga një njeri që ulet në tavolinë me gruan dhe ish gratë, ai nuk mund ta trajtojë ndryshe qeverinë veçse si haremin e tij personal.

Ky njeri rrënoi me themel seriozitetin e Shtetit Shqiptar, që as në ditët më të vështira nuk ka qenë më i plogësht dhe i pavlerë në sytë e popullit.
Rama ka investuar vetëm në fasadë, ndërsa themelet janë shembur, ndaj studentët, të rinjtë dhe shqiptarët do ti japin goditjen finale shtetit privat të Edi Ramës që taksat e popullit i ka vënë në dispozicion të oligarkëve.

Qytetarët e Elbasanit e pritën me protesta e të njëjtin fat do të ketë ky njeri në çdo rreth të Shqipërisë, pasi shqiptarët e kanë kuptuar se kjo qeveri përfaqëson vetëm oligarkët dhe botën e krimit e jo shqiptarët.

Duhet të marrë fund epoka kur kriminelet kthehen nga Evropa e katapultohen në Bashki e parlament dhe shqiptarët e ndershëm zgjedhin të ikin nga ky vend sa më parë për të siguruar mbijetesën.

Nesër studentët bashkë me qindra të rinj do të protestojnë përpara kryeministrisë për ti treguar Ramës se ai dhe oligarkët nuk mund të mbajnë peng të ardhmen e tyre në atdhe.
Studentët nuk janë vetëm në këtë betejë për fatin e kombit tonë, ata veç familjeve shqiptare kanë nga mbrapa me qindra shqiptarë të ndershëm që nuk e mbajnë dot më mbi shpinë talljen e kryeministrit, të cilit dekriminalizimi i hoqi maskën dhe e nxori zbuluar përpara popullit shqiptar.

Si një i ri që kam zgjedhur Shqipërin dhe jo Amerikën për të jetuar e kontribuar në vendlindjen time, ftoj të rinjtë ti bashkohen protestave të studentëve dhe protestave të opozitës si e vetmja mënyrë për ti thënë ndal këtij të marri, për të cilin propaganda dhe egoja e sëmurë për pushtet vlen më shumë se kombi ynë.
Propaganda e lodhur e mediave të kapura peng nuk mund ti fshehë zullumet që e kanë zhytur në llum këtë kryeministër dhe sejmenët e tij.

Talljes tij, populli shqiptar do ti përgjigjet shumë shpejt dhe ai do jete vetëm pjesë e asaj historie të errët të popullit tonë, ashtu si idhujt e tij Haxhi Qamili me shokë që shkrinë pasuritë e këtij populli për pasurimin vetjak.
Nuk e di kur të jetë pas qelive a do të ketë shok që do ta lejojë të pikturojë në studion e tij me oxhak 18 mijë dollarësh, apo do ketë grua që do ti dhurojë një vilë bunker në Surrel dhe të jetë pronare banke.
Këto pikëpyetje të mia shumë shpejt do marrin përgjigje nga shqiptarët e thjeshtë e të ndershëm.

Etiketa: edi ramaElton LaskaministerOligarkipashaiRilindja

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Vokshi letër ndërkombëtarëve: Qeveria po rrezikon lirinë e mediave

Vokshi letër ndërkombëtarëve: Qeveria po rrezikon lirinë e mediave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –

23:26 | 04/04/2026
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

22:36 | 04/04/2026

22:32 | 04/04/2026
Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –

22:14 | 04/04/2026
Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –

22:02 | 04/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –
  • Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha –
  • Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria –
  • “Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje” –
  • Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com