Kur njerëzit shkruanin me pendë pate u duhej vetëm njëra dorë, tani telefoni do dy – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur njerëzit shkruanin me pendë pate u duhej vetëm njëra dorë, tani telefoni do dy

11:18 | 16/11/2017
në Uncategorized
0
BOLOGNA, ITALY - APRIL 10:  Umberto Eco emeritus professor of Alma Mater Studiorum gives a lectio magistralis ( Reflections on Pain ) during the Graduation Ceremony of the Master on Palliative Cares at the Mast on April 10, 2014 in Bologna, Italy.  (Photo by Mario Carlini - Iguana Press/Getty Images)

Nga Umberto Eco
Një ditë, teksa po ecja rrugës, gati sa nuk u përplasa me kalimtarë të të dyja sekseve: dy telefononin, dy të tjerë shkruanin me ngut duke rrezikuar theqafjen, tjetri ecte me celular në dorë, i gatshëm t’i përgjigjej çdo tingulli që e grishte për një kontakt njerëzor.
Një miku im, njeri i nderuar dhe me kulturë, e hoqi qafe Rolex-in ngaqë, siç më thotë, orën tani mund ta shohë në ekranin e BlackBerry-t. Teknologjia shpiku orën e dorës që njerëzia mos bridhnin me orën e murit mbi shpinë dhe të mos ishin të detyruar që, çdo dy minuta, të nxirrnin nga xhepi i jelekut sahatin me qostek; por ja që miku im, çfarëdo të jetë duke bërë, tashmë duhet të lëvizë me njërën dorë të zënë. Njerëzimi po na e atrofizon njërën prej gjymtyrëve, ndonëse e dimë mirë sa kanë ndikuar në evoluimin e llojit dy duart dhe pëlqyeri.

Më bie ndërmend se kur njerëzit shkruanin me pendë pate u duhej vetëm njëra dorë, por për të shtypur në tastierë u duhen të dyja dhe, në çdo rast, telefonofori nuk mund t’i përdorë dot njëherësh edhe celularin edhe kompjuterin; por ja, fill m’u kujtua që “phone addict”-i nuk ka më nevojë për kompjuterin (një objekt tanimë prehistorik), ngaqë celularin mund ta lidhë me internetin dhe të dërgojë SMS; nuk i duhet as për të nisur ndonjë e-mail, sepse mund të flasë menjëherë me njeriun që e ka ndarë mendjen ta bezdisë dhe që mezi po pret për t’u bezdisur prej tij. Është e vërtetë se, kësisoj, leximet në Wikipedia do të jenë më të lodhshme, pra, më të shpejta dhe më të cekëta, mesazhet e shkruara më telegrafike (ndërsa me e-mail mund të shkruash edhe letrat e fundit të Jacopo Ortis-it), por telefonofori nuk ka nge të mbledhë informacione enciklopedike, as t’i artikulojë mirë fjalët, sepse është i zënë me biseda gjithfarësh, koherencën sintetike të të cilave na e provojnë përgjimet, që tani i nxjerrin në pazar, prej nga kuptojmë se “phone addict”-i jo vetëm llap çfarë i vjen për mbarë, por edhe planet e ardhshme i shpreh me pika retiçence dhe me ca pasthirrma të tipit “cazzo” dhe “vaffanculo”, sikur të ishte njeriu i Neandertalit.

Për të shkuar më tej, ju lutem të kujtoni nga libri i Verdone-s “Dashuria zgjat përjetë”, pjesën ku një torollake ia kthen partnerit në makth edhe çastin më intim, sepse teksa tundet mbi barkun e tij, gjen kohë edhe për t’iu përgjigjur mesazheve tepër urgjente. Më rastisi edhe të lexoj intervistën që i dhashë një gazetari spanjoll (veç të tjerash, kishte edhe pamjen e një njeriu të zgjuar dhe me kulturë), i cili vërente me habi të madhe se bashkëbisedimi ynë nuk u ndërpre asnjëherë nga zilja e celularit (kjo e pati bindur që unë isha njeri fort i sjellshëm). Nuk arrinte dot të kuptonte se unë ose nuk kisha fare celular, ose e mbaja vazhdimisht të fikur, ngaqë nuk jam i interesuar të marr mesazhe të padëshiruara, por e përdor vetëm për të parë agjendën.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Etiketa: BlackBerryJacopo Ortispendephone addictRolextelefonUmberto Eco

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Piktura e Da Vincit thyen çdo rekord botëror, shitet 450.3 milionë dollarë

Piktura e Da Vincit thyen çdo rekord botëror, shitet 450.3 milionë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD duhet të dëgjojë votuesit –

PD duhet të dëgjojë votuesit –

23:02 | 17/12/2025
Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

22:10 | 17/12/2025
PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –

21:52 | 17/12/2025
Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –

21:46 | 17/12/2025
Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –

21:00 | 17/12/2025

Më Të Lexuarat

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –
  • PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale –
  • Angazhim i plotë për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor –
  • Tashmë të gjitha fajet në PD i ka Salianji! –
  • SPAK provoi se zv/kryeministrja kërcënoi dëshmitaren –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD duhet të dëgjojë votuesit –
  • Bashkëshortja e kryeministrit del në dosjen e AKSHI-t disa herë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com