Kur len dielli… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur len dielli…

01:43 | 12/12/2016
në Uncategorized
0

Nga Ilir Seci

…Shumë mote, kur kemi verue në Bjeshkë tona, na ma të rinjtë baheshim nji fjalet për me ndejtë ndonji natë jashtë, në majë të Majës, me dhezë nji zjerm të madh me çetinakë dhe me pritun Lemjen e Diellit… Lemja e Diellit e kundrueme prej Majeve të Bjeshkëve asht nji mrekulli e vërtetë…

…Ti je ulun në nji çung skej zjermit, gjithshka asht e kredhun prajshëm në terr, kur papritun horizonti andej ka Lemja e Diellit nis e përndizet, nji kunorë ngjyrë rozë nis e formohet tue paralajmerue ardhjen e Diellit… Kunora asht ngjyrë rozë, nji ngjyrë e ndrojtun bash si përskuqja e turpshme e nji vashe të marshme… Mbasadej kunora rozë bymehet, ngjyrat nisin e shtojnë tonet, ngjyra rozë kthehet në të kuqe, mbi horizont përshfaqet si nji elips pjesa e epërme e diskut të Diellit…

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Dielli Len…

Bota nis me ardhë në qenie…nis me u shpërfaqë! Terri nis e zhdavaritet, ma së pari nxjerrin kryet Majet e Majave, pse me Majet e Bjeshkëve falen ma së parit rrezet e Diellit… Bota poshtë nder ograja, pllaja e lugina mbetet tue andrrue në gjumë, kur Majat e Majave i rrokin rrezet e para të Diellit. Majat e gzojnë këtë luks, pse e kanë fitue me mund, tanë vitin u qindrojnë rrufeve, stuhive të reshjeve, shi a borë, murlan e ortigje… vetëm e vetëm me pase njatë luksin që me u përqafë të parat me Diellin…

– “Të falem Dielli Zot!”

Vetëm, kur e përjeton njeri nji Lemje Dielli ndër Majat e Bjeshkëve, mundet me e kuptue, pse të parët tanë adhuronin Diellin si Zot… Pse nji Lemje Dielli shplon misterin e Krijimit, ardhjes në qenie! Mbas territ të natës Rezet e Diellit shplojnë misteret e që kish mblue tisi i natës… Rezet e Diellit rrokin Majet, mbasandej çojnë prej gjumi gonxhet e luleve në pllajat afër Majeve… gonxhet që çilën si ftyrat ëngjëllure të kërthive të posalémë… Prej rrezeve të diellit bulat e vesës që ka mbledhë i ftofti i natës, shkëlzejnë si vezëllima diamantesh ndër petale lulesh ase në ndonji rrjetë marimange… Do cukla resh përskuqun prej rrezeve të para lodrojnë andrrueshëm në ajër…Përskuqje që shpërbahet sa përshfaqet disku i plotë i Diellit…

Leu Dielli!

Sa herë që e kam përjetue këtë mrekulli të lemjes së Diellit, kam mendue me vedi:

– “A thue ba me pasë gojë me folë këto Majé Majash, sa historinë e pakallzueme kurrë, kishin me na e diftue!? Sa Lemje Dielli të papërjetueme prej nesh, vdektarëve drumtarë mbi këtë Tokë, kanë pa këto Maje! Sa kishin mujtë me kallzue këto Bjeshkë për çka kanë pa e ndie prej se ka Lé Dielli ma së parit!?!”…

Etiketa: Dielli ZotdrumtarëIlir Secilen dielliMajat e BjeshkëveMajé Majashmurlanortigjevdektarët

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
A i thua dot “gjumë të ëmbël”? Foto: Ivana Dervishi

A i thua dot “gjumë të ëmbël”? Foto: Ivana Dervishi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –

10:00 | 11/01/2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

09:28 | 11/01/2026
Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –

09:24 | 11/01/2026
Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –

09:16 | 11/01/2026
Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –

09:08 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –
  • Situatë emergjente, evakuimi i banorëve në Kuçovë e Dimal vijoi edhe gjatë natës –
  • Lumi Shkumbin del nga shtrati, rreth 20 banesa të përmbytura në Lushnje, përmbytje nga Semani në Fier –
  • Bllokohet Dibra nga dëbora, 40 cm borë dhe ndërprerje energjie në disa zona –
  • Kapiteni Berat Gjimshiti dëmtohet tek Atalanta dhe përfundon në spital… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Situatë e vështirë në qarkun Korçë, 600 familje pa energji dhe vështirësi në akset rrugore –
  • Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurën, aksident në Novoselë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com