Kur Ilir Meta vendos të jetë deri në fund Ilir Meta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur Ilir Meta vendos të jetë deri në fund Ilir Meta

08:43 | 04/04/2017
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Ilir Meta ka zbuluar diçka esenciale për ekuilibrin e koalicionit me Edi Ramën. Nuk është ndonjë formulë kushedi çfarë, është një refleks normal mbrojtjeje përballë aleatit të madh socialist. Zbulimi konsiston në mbajtjen gjallë të një flirti permanent, ose më saktë të një kërcënimi për flirt me të djathtën, si një kundërpeshë për t’u përdorur kohë pas kohe brenda shumicës së majtë. Është një lloj mekanizmi që vihet në lëvizje sa herë që Metës i duhet të balancojë turravrapin e Ramës drejt objektivave të veta politike, të cilat mjaft shpesh nuk përkojnë me interesat e Ilir Metës.

Pas një darke katër orëshe “me peshk” që krijoi iluzionin e rrejshëm të një marrëveshjeje “tashmë të përmbyllur”, LSI doli të hënën në darkë me një deklaratë zyrtare, ku konfirmonte në parim dëshirën për marrëveshje elektorale me PS-në, por ku më poshtë rreshtonte një numër kushtesh, të cilat në fakt janë të përgatitura në mënyrën më të qartë, për ta hedhur në erë çdo mundësi marrëveshjeje.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Meta ofroi vullnetarisht mandatet politike që ka në qeveri, me një gjest gjysëm-heroik, gjysëm-hipokrit, i cili nuk dihet pse mbetet në formën e një oferte dhe nuk konsumohet deri në fund, si një vendim sovran i një partie, për të ikur ngë qeveria, ku bën pjesë! LSI tashmë nuk është pjesë e qeverisë Rama. E tha qartë mbrëmë Ilir Meta, kur foli vetëm duke i vendosur kushte vetëm Edi Ramës dhe duke mos thënë asgjë, për faktin që opozita ka dalë vullnetarisht jashtë sistemit dhe po kërkon të rrëzojë një qeveri që i ka të gjitha votat në Kuvend (me gjasë, edhe pa vetë LSI-në).

Tirada e kërkesave të Metës ka vetëm një destinacion: aleatin e tij. Pjesa tjetër e spektrit, ajo pjesë që sot ka bllokuar bulevardin qendror të Tiranës dhe skenën politike kombëtare, nuk duhet të bëjë asgjë, është mirë aty ka vendosur të jetë. Në një mënyrë gati qesharake, po aq sa edhe cinike, të cilën Gjergj Bojaxhi e komentoi mjaft mirë të hënën në media, Ilir Meta po i kërkon Ramës që të fitojë besimin e kundërshtarit të tij Basha! Kjo lloj alkimie naive nuk ndodh askund, madje as në SHBA, ku Trump e Klinton shkëmbyen akuza të tmerrshme gjatë zgjedhjeve të fundit. Por, sipas Metës, kjo duhet të ndodhë në një mjedis ku opozita ka 45 ditë që ka bojkotuar Parlamentin dhe ku mes palëve fluturojnë orë e çast akuza me vrasës, trafikantë e hajdutë!

Ilir Meta është në të drejtën e tij për të vijuar me këtë teatër kukullash. Tani fjala i kalon sërish Edi Ramës, për të vendosur se cili do të jetë kursi i shumicës së mbetur, në këtë situatë krize të thellë. Qeveria ka detyrimin kushtetues t’i japë vendit një proces zgjedhor sipas kushteve të parashikuara në ligjin themeltar të vendit. Truket dhe makinacionet e pista të partive, për interesat e tyre të vogla, nuk janë dhe nuk mund të jenë problemi i votuesve shqiptarë. Aq më tepër, kur të gjithë ndërkombëtarët e kanë bërë të qartë në mënyrë të përsëritur sesi e mendojnë zgjidhjen e këtij lëmshi artificial, ku një aleancë e vjetër fluide mes të djathtës dhe një segmenti të së majtës, ka bllokuar prej javësh të gjithë sistemin.

Ishte e vështirë të imagjinohej që një darkë peshku do të kthente fatin e një koalicioni i cili ka javë dhe muaj që nuk funksionon. Mesa duket mandati i dytë është tashmë në një të përpjetë të fortë dhe skena politike ka nevojë për të gjetur zgjidhje dhe formula të reja për daljen nga kriza. Gjithçka rikthehet në momentin para darkës së Pazarit të Ri. Nuk ishte ndonjë dramë as atëhere, as tani.

/javanews.al/

Etiketa: destinacionedi ramahajduteIlir MetakoalicioniSkënder Minxhozitrafikantëvrasës

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Letër në redaksi/ Fermerja: Po më rrëmbejnë tokat forcërisht!

Letër në redaksi/ Fermerja: Po më rrëmbejnë tokat forcërisht!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025
Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

15:00 | 25/12/2025
EMRI/ Trafikonte emigrantë dhe drogë me kamion, arrestohet shqiptari në Angli –

I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli –

14:46 | 25/12/2025
Shpërthim në xhami gjatë faljes së akshamit, autoritetet nisin hetimet –

Shpërthim në xhami gjatë faljes së akshamit, autoritetet nisin hetimet –

14:32 | 25/12/2025
Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –

14:18 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –
  • I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli –
  • Shpërthim në xhami gjatë faljes së akshamit, autoritetet nisin hetimet –
  • Tregu i Vlorës 1.6 miliardë lekë, Dritan Agolli i skualifikon të gjithë, përveç Erjon Kërrit dhe Refit Hysenit –
  • Tenderi sekret i AKSHI-t nxjerr në pah lidhjet me Ergys Agasin dhe “First Shpk” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com