Kur hyni Partia… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kur hyni Partia…

12:40 | 01/12/2018
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Ilir Seci

Gjeta, ka kenë nji malsuer burrë daì prej Bajzës së Kastratit, gjithnji kisha deshirë me ndejtë me tè se diftonte gjana të rralla… Nji vjetë në Shkodër po mbaheshin ceremonina per “Festat e Nëntorit” dhe na ishim ulë në nji kafe në qender tue pa festimet e veteranëve tē Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, kur Baca Gjetë me thotë tue fsha:
-“He mozomakeq edhe 29 Nandori i këtyne!”
-“Pse Bacë?” – e gërgita unë…
-“Shazoten po kujtoj si jam ka e shoh veten në vjeshtën e vjetes 1944, kur patën hi partizanët në Bajzë. Sa i kam pa mbushë 20 vjet, e kishe shkue me ruejte tufat e dhenve në do toka tona qe i kishim m’anë të liqenit. Mbasi ishin krye tana me korrje e me fshimje na i lshojshim bagëtinë nëpër toka me hangër, çka kish mbete para dimnit. I mbajshim dhentë aty edhe natën puna me plehnue tokat e për me fjetë kishim nji kolibë tonën aty.
Nji ditë, si kjeshë tue ndejtë rrazë të nji lisi, veç kur e ndjeva nji za femne ka thrret te gardhi i arrës:
-“O shok fshatar!”
Kceva fill e në kambë… si të ban me kcye zani i femnës ma. Ajo grueja fliste si mos me kenë prej anëve tona… Ishte kenë partizane, kapelen me yll, automatikun krahë e qafë, dy rrathë fishekësh kryq e terthuer, dy bomba të kuqe italiane në gjyks…
-“Ke një gllënjkë ujë të lutem?” – më tha…
-“Ujê e bukë more…Hajde mirë se të pruni i lumi Zot!” – i thashë…
Erdh e u ul te lisi ngat meje, ia pruna brroken e ujit edhe e piu krejt. Ish kenë tha etje rrezikzeza… Sa piu ujë, ia pruna nji rubë me rrush amerikan dhe ia nxora para.
Hangër sa u aj. Tue hangër më diftoi se ishte partizane dhe se nji skuadër e tyne ishin shpërnda nëpër atë zone mos po gjenin kund reaksionarë. Kurrë në jetë teme se kishe ndie atë fjalë. Ma vonë ia mora vesh kuptimin, sepse njaj emën që s’e kisha ndie kurrë, mbrapan m’u ba mbiemën familje.
Nësa hante rrushin partizanja foli për luftën që kishin ba, përpjekjet dhe sakrificat për liri. Ditë të lumtura na presin para, me tha, liria ka me sjelle fryte të mëdha dhe të tanë kanë me qenë të lumtun. Nesa ajo fliste unë ua kisha ngulë sytë dy bombave të kuqe italiane. Jo se s’kishe pa najherë bomba italiane, po kqyrshe gjoksin përfundi bombave, aq me afsh e kqyrshe sa drue m’u ndezë bombat vetëm prej shikimin tem.
-“Ne daç bukë duhet me pritë pak, se hala s’ma kanë pru bukën ata tu kulla, se unë këtu jam vetëm me ruejte gjanë…robtë i kam në katund e për nja nji orë ma bien bukën për sot…” – i thashë mbasi ajo e mbaroi rrushin.
-“Jo bukë nuk dua.” – tha…
-“Ani çka mund të bie tjeter pra për shpejt e shpejt? A ta mjel do tamël?” – i thashë…
Ajo me kqyri njiherë tanë lakmi… e tha:
-“Ta shikojmë atë punë meqë qënkërke vetëm” – dhe ma shkeli synin…
Ia ngjita si me ia ngjite shtaqind dreqën e t’u teshëm aty në livadh… Ajo fill me diftoi shenjën e fitorës, V-në e pagabueshme për “Victory” dhe unë u mundova me tanë sa pata burrni temen me e falenderue për lirinë që na kish pru. Falenderimin ia shprehja tue piskatë në kupë të qiellës si e si me ia rritë nderën për sakrificën që kish ba maleve për lirinë. Ajo britke e gjimojke në tjetrën anë tue me thanë se për lirinë nuk kursehet asnji gja, sepse asht gjaja ma e shtrenjtë e ma në botë, ndaj duhet ta mbrojmë me gjokset tona.
Uneë i shênduem për lirinë që ma pruni ajo ditë e lume zgjata duert me i përkëdhelë ato fryte lirie në gjoksin e saj. Sa i mbrrina ato fryte e po mendojshe me i këputë plot dashuri, vetëm kur ndjeva në gishta diçka të ftoftë, si metal, vrik e çova kryet me kqyrë, kur pashë se kishe kapë dy bombat italiane në gjyks.
-“Heu thaftu krahu moj shoqe” – i fshana tue u dridhë si thupra në ujë, – “shazoten ke tu na e kajtë nanën të dyve me këto bomba! Hiqi more këto armë, municion e bomba se na çove hava…për çka i mban tana këto?”
-“Per të luftuar i mbaj…i mbaj per të ruajtur nderin!” – më tha…

Etiketa: Bajzëfestat e nentoritIlir SeciKastratKur hyni Partia...Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Rrëzimi i bordurave tek Unaza e Re, policia shoqëron 11 banorë të Astirit

Rrëzimi i bordurave tek Unaza e Re, policia shoqëron 11 banorë të Astirit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com