Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani në vitin 2003, ka qenë pjesëmarrëse në spektaklin Miss Shqipëria, realizuar nga regjisori Petri Bozo.
Në atë kohë 18 vjeç, Kapedani vinte nga qyteti i Lushnjës dhe shprehej se merrte pjesë në këtë spektakël për të hedhur një hap drejt së ardhmes.
Sot, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates, pasi në media u publikuan disa video të saj në Tik-Tok, ku sfilonte brenda gjykatës.
Vetë gjyqtarja është shprehur se ajo nuk posedonte rrjetet sociale dhe se videot i qenë marrë nga telefoni i saj.