Kazuo Ishiguro është njoftuar se ka fituar çmimin “Nobel” nga gjigandi britanik BBC.
“Fillova ta besoj që kjo është e vërtetë kur BBC më telefonoi. Jam pak tradicional, besoj tek BBC. Në epokën e lajmeve të rreme që qarkullojnë mendova se mund të mos ishte e vërtetë”, është shprehur shkrimtari.
Ai është shprehur se nuk e priste këtë çmim të nderuar, megjithatë për të rëndësi ka që të vijojnë ta lexojnë.
Nuk e prisja çmimin, por është një nder i veçantë. Çmimi “Nobel” është shumë pozitiv, shumë figura të nderuara e kanë marrë, por unë do të doja shumë që larg mediatizimit njerëzit të më lexonin. Të kenë librat në dhomat e tyre të gjumit dhe të më lexojnë”, është shprehur nobelisti.
https://www.facebook.com/bbcnews/videos/10155185247667217/