Kur fillojmë e fryhemi…

Duhet të lëçisni

Vetingu i politikanëve, Manjani: Seksi për popullin, por një spekulim i madh

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në studion e “Opinion” nismën e Partisë Demokratike për vetting në politikë. Manjani tha ndër të tjera se...

Burri i ambasadores së Shqipërisë në BE me firmë MIKROKREDISH, ja si Elton Janina jep borxhe nga një apartament në ISH-BLLOK me mikrobankën qindra...

Ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Europian prej 2014-ës është Suela Janina. Diplomate me 20 vite karrierë ka menduar që shqiptarëve përveç negociatave për hyrjen...

Mejdini: Vetëm BE ka investuar 42 mln euro për vetingun

Teksa PD ka propozuar vettingun e politikanve, gazetarja Fatjona Mejdini tha se ky proes është i kushtueshëm. Ne studion e "Opinion" ajo tha se për...

Bardhi: Drejtësia ka të dhëna për politikanë që rrinë gjithë ditën në telefon me kriminela

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.  Bardhi tha se organet...

Saimir Demi

Kur fillojmë e na zë deliri i madhështisë dhe nisim e imitojmë ata që janë vërtetë të mëdhenj, pikërisht atëherë shëmtohemi, i zhgënjejmë të gjithë, pra bëhemi shqiptarë. Paraqitja e tanëve në miqësoren e djeshme ndaj Austrisë, sidomos në pjesën e parë nuk ishte aspak e rastësishme. U duk qartë që ajo ndeshje ishte përgatitur keq, sepse ky grup që do të na përfaqësojë në Francë po shqetësohet gjithnjë e më pak për futbollin e luajtur. Shumë festa, vizitorë të panumërt në “Tropikal”, por ndoshta edhe moti ishte në disfavor. Premio që morën futbollistët për kualifikimin e Francës u trajtua si shumë e rëndësishme, ndërsa më shumë akoma uniformat e reja. Me këtë produktin e paparë e kemi egzagjeruar fare, saqë e gjithë Federata doli jashtë kontrollit. I promovuan nja pesë herë, fillimisht nëpërmjet faqes zyrtare të institucionit, faqeve të gazetave dhe ekranet e televizioneve, nëpërmjet intervistave entuziazte të të gjithë lojtarëve, që na premtonin që tani do të na shihni, me këtë bluzën me shqiponjë. Pastaj me një eksitim ekstrem na u tha që çanta jonë do të jetë nga më të shtrenjtat, ndërsa në fund u organizua një mbrëmje gala. Pra, futbollistët i detyruan të sfilonin duke luajtur prapanicat, ndërsa për të luajtur këmbët më pas në “Ernst Happel” as që bëhej fjalë. Instiktivisht u kthyem në historinë tonë të vërtetë, atë që e kemi tamam me taban: “Të ka ble axha këpucë”… dhe gjithë natën rri pa gjumë nga qejfi.

Por edhe De Biazi duket se ishte konfuz në ndërtimin e formacionit titullar, pasi nga seancat e fundit stërvitore krijoi përshtypjen se do të përdorte të tjerë që nga minuta e parë, ndoshta edhe ngaqë koha për të vazhduar eksperimentet duket se po mbaron. Gjimshiti dhe Ajeti janë rritur së bashku me këtë Kombëtare dhe kanë qenë të pranishëm në ndeshjet e fundit më të rëndësishme të tanëve. Por, De Biazi u kthye tek dyshja Cana-Mavraj në qendër të mbrojtjes, pikërisht ashtu siç i ka filluar eleminatoret. Sidoqoftë, kjo ka ndodhur dy vjet më parë dhe që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Mavraj ka vuajtur një dëmtim të gjatë dhe natyrisht e ka humbur ritmin, ndërsa Cana prej kohësh nuk është më titullar askund. Trajneri tha gjatë intervistës së parë në Tiranë, se Loriku është komandant në dhomat e zhveshjes, madje e ndihmon shumë edhe atë vetë për të komunikuar me futbollistë që nuk ia dinë gjuhën. Ndoshta po afrohet koha që kapiteni të nisë të bëjë përkthyesin me kohë të plotë, sepse komandant edhe në fushë, por tashmë vetëm me gjeste e skena, nuk ia vlen më. Flitet për dy lojtarë që meritojnë respekt, por dje ose nuk ishin fare prezentë në pozicionet e tyre sa herë që duheshin, ose edhe kur ndodheshin fizikisht e kishin të pamundur të pengonin dikë nga kundërshtarët. Andi Lila është përdorur edhe më parë në mesfushë, por vetëm sepse De Biazi e ka pasur të detyrueshme të improvizojë. Ndërsa dje në krah me Hysën ishte i gatshëm Odise Roshi dhe eksperimenti në këtë rast nuk kishte sens. Gjatë javës u tha që do të do të luanin në vijën e parë Cikalleshi dhe Sadiku, por të gjitha këto ndryshime u bënë vetëm pjesën e dytë dhe loja e skuadrës ndryshoi ndjeshëm. E keqja është se tani nuk mundesh as të thuash diçka kundër asaj që i pëlqen De Biazit, sepse trajneri është përkëdhelur dhe përgjigjet gjithmonë me arrogancë. Dhe në fakt nuk ka faj, për punë ditësh është nderuar me aq shumë çmine e medalje, sa Ismail Kadare nuk i ka marrë në një jetë. Në fund mbase duhet të bindemi, që nëse duam të bëjmë diçka në Francë, duhet të vlerësojmë veten kështu siç jemi, të vegjël, pa asnjë eksperiencë të ngjashme, por një grup kompakt. Ndërsa po filluan të nxjerrin gjoksin para do të katandisemi si dje, të mbledhur në 20 metra përpara Berishës, pa pasur mundësi për të bërë një pasim të thjeshtë me të brendshmen dhe do të na shembin në gola. Dhe pastaj ju rrofshin bluzat, sepse është e sigurtë që në Francë do ta kenë më seriozisht se dje austriakët.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Vetingu i politikanëve, Manjani: Seksi për popullin, por një spekulim i madh

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komentoi në studion e “Opinion” nismën e Partisë Demokratike për vetting në politikë. Manjani tha ndër të tjera se...

Burri i ambasadores së Shqipërisë në BE me firmë MIKROKREDISH, ja si Elton Janina jep borxhe nga një apartament në ISH-BLLOK me mikrobankën qindra...

Ambasadorja e Shqipërisë në Bashkimin Europian prej 2014-ës është Suela Janina. Diplomate me 20 vite karrierë ka menduar që shqiptarëve përveç negociatave për hyrjen...

Mejdini: Vetëm BE ka investuar 42 mln euro për vetingun

Teksa PD ka propozuar vettingun e politikanve, gazetarja Fatjona Mejdini tha se ky proes është i kushtueshëm. Ne studion e "Opinion" ajo tha se për...

Bardhi: Drejtësia ka të dhëna për politikanë që rrinë gjithë ditën në telefon me kriminela

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.  Bardhi tha se organet...

Racakolli: Studentët e kulturuar do i bindim të vaksinohen

Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli e ftuar në Radarin Informativ deklaroi se procesi i vaksinimit në radhët e studentëve është i domosdoshëm. Rakacolli tha se...