Nga Flora Xhemani Baba
Po ikën ti zysha? Udh’e mbarë të qoftë!
Po pse xhanëm sa herë që vendosni të ikni, shani Shqipërinë? Ajo jua ka fajin që po ikni? Nuk mjafton që e braktisni po edhe e shani? Nuk mjafton që po e lini në duart e batakçinjve siç pretendoni, por edhe e akuzoni? Nuk mjafton që i ktheni kurrizin por edhe e bëni fajtore?
Po të ikim të gjithë, kush do ta bëjë Shqipërinë? Mos mendoni se do bëhet vetë, që të vini ju ta gjeni gati? Kur qenka kaq blozë Shqipëria, pse nuk ngriheni të protestoni si francezët, si rumunët, si kilianët, që të plasin në dorë për një biletë urbani? E nëse nuk keni guxim të ngriheni, pse nuk ulni kokën të punoni, siç bëjmë të gjithë ne të tjerët? Kujtoni se e kemi të lehtë? Kujtoni se dredhim zinxhirin? Kujtoni se ne që rrimë, i kemi të gjitha në terezi? Çfarë prisni që të bëjë atdheu për ju xhanëm. që i bini me shqelm dhe krisni e ikni?
Po ikën dhe ti zysha?
Po udha e mbarë të qoftë moj gocë e ta bëftë Zoti dritë kudo që të shkosh! Paç edhe i çik fat dhe ki parasysh 24-orëshin ku do të të duhet të rrotullohesh për të punuar fort e për fituar jetën, se as atje s’ta ka shtruar njeri me lule, mungesën e dashurisë së njerëzve të tu se nuk u preu barku të huajve për ty. Dhe mos harro, llogarit nja dhjetë vjet derisa të integrohesh e të bëhesh “me letra” t’i kesh në xhep se nuk i dihet. Ndoshta ato dhjetë vjet po të ishe përpjekur pak më shumë, mund ta kishe gjetur veten edhe këtu apo?
Dhe kur të të marrë malli për atdheun, mos hajde kot, se me siguri do të të ketë harruar.
A, se harrova: meqë shpëtove nga flaka e Shqipërisë, kujdes se mos ngrish nga akulli i Europës. Se atje, të gjitha mund t’i gjesh po dashurinë e vendit tënd, kurrë.
Ca popull jemi kshu vetem tiaja nxijme njeri tjetrit dime ca rruga e mbare thua kur kput 100 llafe nga mbrapa. Ca do behet Shqiperia me njerez si ty qe nxjerr mllef nga goja. Ti nuk je popoull aty te protestosh po rri ben llafe per nje te re qe do te shohi te ardhmen e vet ne nje vend me prespektive gje qe Shqiperia ta mohon. Aty nuk gjen dot te drejten tende per asgje. Per ca shquhemi ne si popull? Kemi gjera per tu krenuar po dhe ato po na shuhen me kohen. Aty kur hap gojen te vrasin akoma, 30 vjet ne demokraci e akoma lejojme politikanet te tallen me ne. Ngrihu ti pra e para qe je gazetare bej revolucionin. Sa kohe mos te flasi njeri do ikin te gjithe ato qe Shqiperia jone ja preu shpresat per nje te ardhme me te mire. I kemi pare te gjitha me vite, e dime qe te besh dy dokumeta te qelbura te duhet nje thes me leke e me kohe. Ktej nga jetojme i kemi kto gjera te zgjidhura. Kshuqe ju gazetaret beni gam gam kot e asgje nuk zgjidhni. Shqiperia do ngelet e shkrete nga njerez si ju jo nga ato qe ikin
Flora Xhemani Baba, po kur “emigron” per nje jete me te mire nga Fieri (apo nga kudo tjeter ne Shqiperi) ne Tirane, ku merr krahe dhe shkruan kunderpergjigje patriotike, a quhet tradheti kjo? Po Fierin kush do ta beje? po iken te gjithe kush do i mbaje gjalle traditat? Pse nuk ul koken dhe te punosh ne krahinen tende dhe te rrish prane dashurise e ngrohtesise se familjes? Tirana eshte po aq e huaj per ty sa dhe Roma ose Parisi, dhe me keq akoma pasi ne Tirane komplekset e inferioritetit dhe mellefi per ata qe kane me teper dinjitet dhe me teper guxim se ty rritet pa mase.
Turp te te vije, megjitjese ato provincialet si ty skane turp fare.
Flora Xhemani Baba, Po kur “emigron nga Fieri (apo nga kudo tjeter ne Shiperi) ne Tirane per nje jete me te mire, dhe per te pasur mundesinte te shkruash artikur shpotites per persona me me dinjitet dhe me kurajo se ty, a quhet Tradheti kjo? Po iken te gjithe, Fierin kush do ta beje? Po traditat kush do i mbaje ne kembe? Pse nuk ndenje ne krahinen tende dhe te ishe prane zakoneve te vendit tend dhe ngrohtesise se familjes qe le prapa? Pse ti u lejoke te vish ne Tirane, por te tjeret nuk u lejokan te bejne zgjedhjet e tyre. Tirana per ty eshte po aq e ftohte, e larget dhe misterioze sac eshte Roma ose Parisi per ca te tjere. Te te vije turp, megjithese llojit te provincialeve gjithe komplekse inferioriteti, qe duan te kapercejne shkallet e emancipimit (me nga 30 shkalle ne te njejten kohe) si puna jote, nuk u vjen turm nga asgje.
Pershendetje ,Vajza mbase nuk ka te drejte por Shkrimi i saj jep nje mesazh qe nuk ja vlen te luftojme se ju paria e jone shisni ne tavoline ne paqe edhe per kete nuk fajsohet populli ..