Kultura e kapur nuk është kulturë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kultura e kapur nuk është kulturë

19:45 | 23/11/2021
në Kryesore
0

Nga dom Gjergj Meta

Niveli kulturor në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Ngarendja pas jetës së përditshme dhe sidomos logjika efiçentiste e jetës, bën që edhe dija e marrë në shkolla të jetë e copëzuar.

Tashmë edhe vetë Universiteti prej shumë dekadash e mban këtë titull në mënyrë abuzive, pasi nuk garanton atë universitas dijesh, për të cilat është krijuar. Në fakt, edhe ai është kthyer në as më shumë e as më pak se një shkollë profesionale, në kuptimin që përgatit profesionistë, por jo domosdoshmërisht njerëz të dijshëm; përgatit teknikë të fushave të ndryshme, por jo njerëz të aftë për dijen dhe zhvillimin e saj. Plagë kjo që ka prekur universitetet jo vetëm te ne, por edhe në Evropë dhe Amerikë.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Në lashtësi, simboli i diturisë ishte bufi, që gjendej i gdhendur në bibliotekën françeskane në Gjuhadol, i cili ka aftësinë ta rrotullojë kokën 360 gradë dhe po ashtu e nis fluturimin e tij në muzg, çka do të thotë se e di mirë drejtimin që duhet të marrë. Rrotullimi 360 gradë është simboli i universitas-it, i shumësisë së dijeve dhe pikërisht kjo sintezë dijesh mungon te pjesa më e madhe e elitës intelektuale.

Në Shqipëri po ndodh edhe një “fenomen”, sipas mendimit tim shumë shkatërrues për kulturën: rekrutimi i “ekselencës” për llogari të politikës apo biznesit, ndonëse termi “ekselencë” është term që nuk thotë asgjë dhe veç të tjerash është edhe diskriminues.

Kemi parë rëndom se si politika dhe biznesi shohin tek studentët ekselentë një burim për të ardhmen e tyre, por jo për të ardhmen e kulturës apo të vetë individëve. Subjektet që dallohen përgjatë kurrikulumit të tyre akademik, shenjohen menjëherë nga “agjencitë” propagandistike për t’u rekrutuar si ushtarë në fushata elektorale.

Një nga zhgënjimet më të mëdha personale, ka qenë kur kam gjetur njerëz, të cilët i vlerësoj për mendjen e tyre, të angazhuar në mënyrë militante nëpër parti politike, duke mbledhur vota ose duke punuar nëpër bodrumet virtuale të partive politike si anonimë perfektë. Ç’trishtim!

Kultura, që do të thotë, gjithnjë sipas meje, kultivimi i mendjes dhe i shpirtit, nuk mund të jetë për përdorim konsumi politik apo propagandistik. Ajo ka një status të vetin autonom, nuk i përkulet asgjëje që dëshiron ta blejë apo më keq ta manipulojë atë. Ky status e bën kulturën shpirtin e një shoqërie, e cila i rri përballë logjikave manipuluese për interesa të vogla të momentit apo një logjike “lobimi” në interes të grupeve ekonomike e politike.

T’i kthesh kulturës statusin e saj si lokomotivë e ndryshimeve domethënëse të shoqërisë, do të thotë të mos e lidhësh atë për fyti me lakun e efiçencës apo më keq akoma, të interesave të ngushta të momentit, por ta lësh të lirë të zhvillohet. Vetëm kështu njerëzit e kulturës do të jenë motori i zhvillimit të shoqërisë.

Etiketa: biblioteka françeskanebufiGjergj MetaGjuhadolKultura e kapur nuk është kulturëuniversitasUniversiteti

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Shehaj kontrolloi firmat te Paloka, degët e PD: Show mediatik, interesi i tij protagonizmi personal

Agron Shehaj flet pas verifikimit të firmave: Kuvendi i 11 dhjetorit legjitim, do të marr pjesë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com