Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për prodhim të lëndëve narkotike.
Shqiptarët që janë vënë në pranga në bodrumin e një pronari italian i përkasin moshës 27 dhe 36 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia italiane shqiptarëve u janë sekuestruar mbi 6 kilogramë marijuanë, pajisje për peshimin e drogës, materiale të ndryshme për prodhimin dhe kultivimin e marijuanës, mjete të ndryshme për tharje dhe paketim dhe një celular.
Denoncimin në polici e ka bërë pronari i një ferme, të cilën shqiptarët në mënyrë ilegale e shfrytëzonin për prodhimin e lëndëve narkotike.
“Dështak, lunatik”/ Veliaj sulmon sërish prokurorin e SPAK: Donte të linte Ajolën në arrest shtëpie
Erion Veliaj ka sulmuar sërish prokurorin e çështjes në ngarkim të tij përmes një postimi në faqen e tij në...