Kukësi përballë Ramokracisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kukësi përballë Ramokracisë

14:29 | 10/04/2018
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Ilir Seci

Kur Edi Rama vendosi taksën në hymje të tunelit në Kalimash, nuk e kishte pritë me pasë ato reagime që pasuen. Si nji person i zhytun në narcisoidi, pasojë e qëndrimit të gjatë në pasqyrën e rrjeteve sociale, Edi Rama e ngatërron botën reale me botën virtuale. Sepse, realitetin nuk ka si me e njoftë ma, gazetat, radiot, televizionet që normalisht ish dashtë me përmbushë misionin e pasqyrimit objektiv të realitetit, sot janë nën kontrollin e tij. Mediet shqiptare jane ba erashka që i bajnë fresk megallomanisë dhe egocentrisë së Edi Rames. I ka vendosë nën hyqmin e vet. E kemi pa sa herë Ramën që tanë arrogancë i dhunon gazetarët, i fyen dhe i poshtnon sikur t’i kishte borderonë e tij. Medie që pasqyrojnë realitetin nuk ka ma në Shqipni, tashma ato janë ba palë me pushtetin e Ramës, punojnë për të, grimojnë autoritarizmin e tij. Dita ditës Rama po shton dozat e autoritarizmit dhe po kthehet në nji model autokrati si Putini rus apo Erdogani turk.
Nji Tiran po rritet në Tiranë.
I dehun nga pushteti, i vetëknaqun nga lëvdatat e grimierëve të medieve që tashma bajnë garë kush me ia ba qejfin ma shumë, Edi Ramës i asht mbushë menja se mundet me ba si t’i teket…
Si ishte rasti me taksën për rrugën e vetme në verilindje, të ashtquejtunën Rruga e Kombit…
Taksë qe u vendos vetëm mbi nji rrugë në tane territorin e Republikës së Shqipnisë.
Se si vendoset taksë vetëm për nji zonë në tanë territorin e Republikës këtë gja vetëm Edi Rama e di. A janë të barabartë para ligjit tanë shtetasit e Republikës së Shqipnisë?! Pse vetëm zona verilindore me këtë taksë ateherë?
Në dehjen egocentriste të pushtetit që ka mbledhë në duart e veta, Rama preku nji nerv që kishte kujtue se asht nerv i mpimë, nervin e Lumës. Luma asht nji krahinë e njoftun dhe e nderueme në tanë viset shqiptare. Njerëz të fisëm, punëtorë e fjalëpakë, trima e të besës. Historia ka farkëtue virtytet e lumjanëve sa e sa herë nëpër rrabeshe historie, ku e kanë diftue veten. Këtë gja e kanë ditë mirë pushtuesit osmanë, këtë gja e di mirë edhe sot e kësaj dite Serbia, që ka lanë kockat e 12 mijë ushtarëve serbë që u vranë për me hy në këtë zonë. Këtë gja e dinë mirë edhe forcat pushtuese komuniste që shkuen me pushtue Lumën mbas vitit 1944. Luma i priti me pushkë pushtuesit komunistë. Komunistët ia mbrritën me pushtue këtë krahine falë rrethanave që u krijuen mbas Luftës së Dyte Botnore, kur aleatët perëndimorë e braktisën Shqipninë tue e lanë në kampin sovjetik. Luma u pushtue, por nuk u nanshtrue. Komunistët kryen masakra të shumta atje, terrorizuan zonën duke pushkatuar njerëz pa gjyqe. Lumjanët nuk i harrojnë masakrat e përbindshme si ajo e kryeme në Buzmadhe. Ndjeshmënia për këto masakra asht e ruejtun përjetë në kujtesën e Lumës. Kukësin vazhdimisht e kanë terrorizue komunistët, nga masakra e Buzmadhes e deri te varja publike e poetit Havzi Nela në vitin 1988.
Nuk harrohet lehtë kjo e shkueme.
Edi Rama vetëm ua rikujtoi atë të shkueme të hidhun me taksën që e bani taksë-rekomande, vetëm për Verilindjen. Ua kujtoi me këtë të shkueme me taksë e vendosun nga Partia e Punës me emën të ndrruem në PS. Ua kujtoi me taksën e vendosun nga kryeministri Edi Rama që asht i biri i Kristaq Ramës që firmosi varjen e Havzi Nelës. Ua kujtoi me taksën e vendosun nga ministri i jashtëm, Ditmir Bushati i biri i Sul Bushatit, ish-sekretarit të PPSH-së për Kukësin.
Taksa që penalizon vetëm verilindjen dhe Kosovën nuk kishte si me kalue pa reagime në nji zone ku ndjeshmënia kombetare asht ende e gjallë. Verilindja e Shqipnisë janë të lidhun shpirtnisht me Kosovën. Kjo u pa ma së miri në rastin e luftës në Kosovë në vitin 1999, kur Kukësi hapi dyert për qindra-mijëra shqiptarë nga Kosova. Hapja me Kosovën, jo vetëm që e bani realitet nji andërr shekullore për Verilindjen, por edhe hapi mundësi ekonomike për këtë zonë të izolueme e të braktisun nga qeveritë e njipasnjishme të Tiranës. Kukësi, Hasi, Tropoja u rigjallnuen edhe ekonomikisht mbas hapjes me Kosovën. Rama kërkoi me e frenue këtë mundesi duke taksue qarkullimin me Kosovën. Taksë që iu vendos vetëm rrugës për Kosovë, nuk i asht vendosë rrugëve që shkojnë për Maqedoni, nuk i asht vendosë rrugëve që shkojnë për Greqi, nuk i asht vendosë rrugëve që shkojnë për Mal të Zi…
Njerëzit kanë sy me pa dhe veshë me ndie, dhe e dallojnë sa e njianshme asht kjo qeverisje, ku shumica e drejtuesve në kabinetin qeveritar janë nga Zona e Parë Operative. E njajta njianshmëni vërehet me drejtuesit e dikastereve, mvartësit e tyne, personelet e ambasadave, ku përfaqësimi i Kukësit asht i papërfillshëm.
Kukësi mundet me hy ne librin e rekordeve “Guinness” si qyteti që ka nji aeroport të ndërtuem para dy dekadash, në gjendje pune, por që nuk i jepet leja me u vu në përdorim!? Qeveritë e njipasnjishme, me kryeministra si Nano, Meta, Berisha dhe Rama, vetëm sa ia ndërruen drynat dyerve të aeroportit të Kukësit. Asnjiherë nuk diftuen me transparencë, pse nuk vihet në përdorim aeroporti i Kukësit.
Asnji nga kryeministrat e sipërpërmendun nuk ka sqarue psenë…, vetëm heshtje dashakeqe!
Edhe në këtë traditë dashakeqësie, Rama u tregua edhe ma cinik se paraardhësit, kur deklaroi se do ndërtojë nji aeroport të ri në Vlonë. Shteti i Shqipnisë e ka nji aeroport të gatshëm në Kukës dhe e mban të mbyllun, e nga ana tjetër kërkon me ndërtue nji të ri në Vlonë!? Asht gja shumë e mirë me pasë aeroporte në tanë qytetet me peshë në Shqipni, por rasti i aeroportit të Kukësit asht dëshmi e qartë e qëndrimit tendencioz qeveritar ndaj një zone të caktueme të Republikës së Shqipnisë…

Etiketa: Buzmadheedi ramaHavzi NelaIlir SeciKukesiKukësi përballë RamokracisëLumanarcisoidiRamokracia

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Atentat shqiptarit në Greqi, i riu qëllohet me armë zjarri në mes të rrugës

Atentat shqiptarit në Greqi, i riu qëllohet me armë zjarri në mes të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

Zbardhen bisedat në SKY ECC –

23:08 | 14/12/2025
Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

22:50 | 14/12/2025
Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –

22:36 | 14/12/2025
Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –

22:10 | 14/12/2025
(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

(VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –

21:20 | 14/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –
  • Policëve u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve –
  • Nis takimi në Berlin, Merz publikon pamje të ardhjres së përfaqësuesve të Trump dhe Zelenskyt –
  • (VIDEO) Rrogozhinasit triumfojnë ndaj Dinamos në transfertë, ndjekin Elbasanin kryesues –
  • Interi nuk gabon ndaj Genoas, mposht skuadrën e De Rossit dhe merr kreun e renditjes –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbardhen bisedat në SKY ECC –
  • Talenti shqiptar Ernest Muçi vlerësohet edhe me çmimin “Goli më i bukur” i muajit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com