Kuksianët vijuan edhe gjatë kësaj të enjteje protestën e tyre për lirimin e të arrestuarve për ngjarjet e pak ditëve më parë, kur u protestua në mënyrë të dhunshme ndaj ngritjes së sporteleve të mbledhjes së taksës në Rrugën e Kombit.
Më herët grupe të rinjsh protestuan përpara komisariatit të policisë, ku kërkuan sërish lirimin e 11 personave që vazhdojnë të mbeten në burg.