Eurodeputeti Eduart Kukan e ka përshkruar krizën politike që po përjeton Shqipëria të njëjtë me atë në Maqedoni.
Në një intervistë për European Western Balkans Kukan e cilëson krizën politike të Ballkanit Perëndimor mjaft shqetësuese e cila po pengon zhvillimin demokratik të këtyre vendeve.
“Po shohim një trend shqetësues në të gjithë rajonin, në lidhje me funksionimin e rregullt të demokracisë parlamentare dhe institucioneve të caktuara shtetërore . Po përballemi me krizë politike serioze në Maqedoni dhe Shqipëri. Vendet e tjera në rajon, si për shembull, Mali i Zi dhe Kosova po përballen me bojkote parlamentare. Duket një trend rajonal, i cili është kundërproduktiv për zhvillimin e demokracisë në vendet që janë në pragun europian.”-shprehet eurodeputeti.
Eurodeputeti theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë Bashkimin Europian duhet të respektojnë sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut. Ai tha se Bashkimi Europian mbetet i hapur për të gjitha ato shtete që respektojnë vlerat e unionin dhe janë të angazhuara për ti promovuar ato.
“Respektimi i sundimit të ligjit dhe të lirive themelore është një parakusht për çdo vend modern dhe demokratik evropian. Dhe një herë, ajo është kriteri i parë Copenhagen. Pa të, nuk ka anëtarësimi në BE.”- tha Kukan.