Nga Erjon Çiku
Para shokëve nuk doja ta jepja veten, sepse të gjithë po flisnin për ty. Juliani ishte i pari, meqë rri tërë kohës në facebook dhe Instagram, më tregoi për lajmin.
“Tmerr në Tiranë. Burri vret gruan në mes të rrugës.” Gjithandej i njëjti titull. Nuk e hapa, nuk e lexova lajmin, sepse m’u kujtua mami. Dhe bashkë me të edhe pyetja që më mundon prej ditësh, javësh mbase edhe muaj: Çfarë më shqetëson më shumë nga shoqëria ku bëj pjesë?
Nuk e di, mbase telefoni i fundit që nuk kam? Apo pse Juliani ka të dashur, ndërsa mua më ka lënë Elsa?
“Ueeee, ça nuk dëgjon. Burri vret ish-gruan tek Xhomlliku…”, thotë Juliani si një “tirons”, që për herë të parë nuk po më tregon “pjeshkën” e radhës, me të cilën po chat-on.
“Julo, po iki, se duhet të shkoj në shtëpi të bëhem gati për punë”, i them shkurt dhe pasi ai më aprovon me kokë, lë 100 lekëshin e kafesë në tavolinë dhe largohem.
Nuk doja të qëndroja më aty. Jo se Juliani nuk është djalë i mirë, por në këto momente dua të rri vetëm. Hapa celularin dhe nis të lexoj për ty teta Fildes. A mund të të quaj “teta”, se kështu më kishte mësuar mami?
Në çdo gërmë të çdo lajmi shoh të njëjtën gjë: Tmerr, tragjedi, postimi i fundit, nënë e dy fëmjëve, gjyqtare, me urdhër-mbrojtje, tentativë vrasje, xhelozi, krim në familje. Me këto mendime hipi në urban, kur më vjen fatorino.
“Po ja një sekondë sa të nxjerr lekët. Ore e dëgjove për këtë gruan që vranë tek Xhomlliku?”, e pyes pa u menduar më shumë për të fituar kohë sa të nxjerr lekët.
“O djali, të lutem pak shpejt lekët pa varja këtyre, se jena mësu me këto gjona”, më thotë fatorino duke më lënë të kuptoj se vrasja jote teta Fildes ishte një ngjarje që pritej.
Paguaj biletën, zë një cep dhe nxjerr telefonin për të të njohur më tepër. Rifreskoj faqen në facebook dhe shoh që të gjithë kanë nga një status për ty teta Fildes. Nuk kanë humbur kohë. Të gjithë tashmë të njohin dhe duan të flasin për ty. Të gjithë teta Fildes!
“E vramë, e vratë, faji im, faji yt, vetting-u, drejtësia, amnistia.” Gjeta profilin tënd teta Fildes dhe shoh që edhe facebook e paska kuptuar që t’i nuk jeton më mes nesh.
Më kujtohet mami teta Fildes. Edhe atë si ty e vrau babi dy vite më parë. Titujt janë njësoj, teksti nuk e di. Por, jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Ti e kishe paralajmëruar këtë teta Fildes? Edhe mami im! Në atë moment nis të mendoj:
“Po mami?! Edhe ajo ashtu e la këtë botë. Një lumë me statuse që sado rifreskoja faqen sërish fytyra e saj më dilte para. A do e takosh? Të lutem?! Kam një mori gjërash që dua t’i thuash. Babi është në burg, por më duket se po kërkon leje të dalë një javë për sjellje të mirë. Më ka shkruar në facebook disa herë nga burgu. Më kërkon të takohem me të, por unë nuk i përgjigjem. Të lutem teta Fildes, thuaji mamit që më mungon!
Kam filluar punë, sa të mbaroj shkollën jam në Call Center. Më ndihmon të praktikoj gjuhën, edhe pse mërzitem shpesh herë se më vonohet rroga. Nejse kjo ka pak rëndësi, sepse sapo të mbaroj shkollën dua të largohem nga ky vend. Nuk shtyhet më këtu!
E mban mend Oltin që më thoje mos rri me të? Ka filluar punë o ma! Gazetar tek një portal! Ai vazhdon studimet për Juridik, por me mua nuk flet më, sepse tashmë është gazetar!”
Dua t’ia filloj nga e para teta Fildes, të lutem shpjegoja pak mamit. Larg nga ky vend ku mezi presin të vdesësh që të merren me ty dhe kujtojnë se ti ekzistoje!
Larg nga ky vend, ku duhet të presim vdekjen e një nëne që të mos flitet më për pozicionet e seksit, foton e fundit të Klaudia Pepës, atletet e Edi Ramës, shkuma-paty në Jalë, celularin e fundit, Instastory, elsërat që na lënë se jemi të detyruar të punojmë që të mitur dhe nuk mund t’u japim atyre kohë dhe atë çka duan!
Po të ardhmen time? Po qindra fëmijë që shohin si unë të dhunohet nëna nga babai përpara syve të tyre? Që nuk kanë kujt t’ia thonë, jo sepse kanë frikë, por edhe ata e dinë se askush dhe asgjë nuk u vjen në ndihmë!
E dinë edhe ata që kjo është një mashtrim! Që kjo monotoni e shoqërisë sonë, thyhet nga komentet e postimet në facebook e Instagram, mes nesh, duke u përpjekur t’i tregojmë botës se jemi mirë!
Nuk po them asgjë të re, ne të gjithë e dimë pse e bëjmë këtë. Jo, sepse statuset në rrjetet sociale na ngushëllojnë. Por, sepse ne duam të ndihemi të qetë. Sikur gjërat po ndryshojnë dhe tashmë zëri im mund të dëgjohet! Por, ty teta Fildes pse nuk të dëgjuan?!
Sepse është e dhimbshme të mos pretendosh sikur je i lumtur! Sepse ne jemi frikacakë!
Thuaj mamit të lutem teta Fildes: “Asgjë nuk ka ndryshuar! Ndaj dua të iki nga ky vend!”
“Stacioni i trenit ju lutem, kush ka për të zbritur të afrohet tek dera!”, është zëri i fatorinos që më zgjon nga bashkëbisedimi që kishim.
Të lutem teta Fildes, më fal, por më duhet të vrapoj për në punë. Shpresoj shumë të më dalë rroga këtë javë.
Aty hap sërish telefonin dhe shoh që Elsa, ish-e dashura ime, edhe ajo ka bërë një status për ty!
/tiranapost.al/
SHUME VESHTIRE TE SHPREHESH , SI NDIHESH NGA KY LAJM ? SHUME VESHTIRE TE JETOSH SI GRUA , SI NENE NE SHOQERINE TONE BARBARE, KU ANDROKRATIA ESHTE SHTRIRE SI NJE RE E ZEZE NE FAMILJEN DHE SHOQERINE TONE , . . ME SE KRENOHEMI SE JEMI NJE KOMB TRIM //////////////////////////////////////////
ESHTE SHUME E VESHTIRE
ESHTE SHUME E VESHTIRE TE SHPREHESH SE SI NDIHESH MBAS NJE LAJMI TE TILLE . . ESHTE TEPER E VESHTIRE TE JETOSH NE SHOQERINE SHQIPTERE, SI NJE FEMER , SI NJE GRUA , SI NJE NENE !CBENI O NJEREZ QE DREJTONI ? CBENI JU LIGJVENES ? CBENI JU POLITIKANE , JU SHOKE E SHOQE JU VELLEZER, JU KOLEGE JU KOMSHINJ ? JU GRA , MOTRA VAJZA ? E TE GJITHE NE . . . . NE BOTE BEHET FJALE PER TE DREJTA TE NJERIUT ; KURSE TEK NE ANDROKRATIA KA TE DREJTA TE PA KUFIZUARA.
.. . ATA KANE TE DREJTA TE JETOJNE SI TE DUAN E MBI TE GJITHA EDHE TE NA VRASIN? ? ?ME SE KRENOHENI O BURRA SHQIPTARE? ? ? ME FORCEN NDAJ GRAVE? KJO ESHTE TRIMERIA JUAJ O BURRA ? TE VRISNI GRATE ? A NUK E DINI KUSH E PERDOR FORCEN ? TE GJTHE ATA QE NOK KANE FORCEN E MENDJES , TE PA AFTET PER TE KOMUNIKUAR ! PER TE GJITHE ATA BURRA NUK DUHET TE EGZISTOJE ASNJE LIGJ TJETER . . KOKA ME KOKE TE PAGUHET! DGE JO THJESHT DENIM ME VDEKJE PORNJE DENIM TE NXJERRIN MESIM BURRACAKET GJKPIRES ! TE TERHQEN TE GJALLE ME NJE KARRO NE MES TE PAZARIT! TI SHOHIM TRIMAT PASTAJ DO TA PERSERIN ME ? ? ? !LIGJI I LEK DUKAGJINIT I NDALONTE KETO VEPRIME ; PO JU ? ? ?