Kujt i shërben Autoriteti i Konkurrencës? Falen për herë të dytë importuesit e miellit, shqiptarët po e paguajnë bukën më shtrenjtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kujt i shërben Autoriteti i Konkurrencës? Falen për herë të dytë importuesit e miellit, shqiptarët po e paguajnë bukën më shtrenjtë

15:00 | 24/09/2021
në Kryesore
0

Ndërkohë që shqiptarët vijojnë të paguajnë çmimin e rritur të bukës prej disa javësh, haraç i mosfunksionimit të institucioneve, një tjetër skandal del në pah në lidhje me mënyrën se si kompanitë importuese vendosin bashkarisht çmimin e miellit dhe grurit duke patur kësaj radhe edhe tolerancën e institucioneve.

Edhe pse shtrenjtimi i çmimit të bukës është vërtetuar se është rezultat i një marrëveshjeje mes pesë kompanive importuese të miellit, Autoriteti i Konkurrencës nuk i ka gjobitur këta të fundit pavarësisht se bëhet fjalë për një shkelje ligjore që rëndon xhepat e konsumatorëve.

Mësohet se pas shtrenjtimit të çmimit të bukës, është organizuar një seancë dëgjimore mes përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Financave dhe pesë kompanive importuese të grurit dhe miellit në Shqipëri  ku u konstatua se këto të fundit nuk kishin përmbushur asnjë detyrim të vendosur një vit më parë nga Autoriteti i Konkurrencës.

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Ligji parashikon që në këto raste, kompanitë të ndëshkohen me gjoba që shkojnë deri në 3 për qind të xhiros vjetore. Por, edhe pse është konstatuar shkelja një vit më parë, por edhe sëfundmi, Komisioni i Konkurrencës i ka falur sërish kompanitë e importit të miellit duke e bërë këtë për herë të dytë brenda vitit.

Mësohet se tre nga anëtarët e këtij Komisioni nuk kanë pranuar të votojnë për të gjobitur kompanitë pavarësisht shkeljeve të konstatuara duke kërkuar një analizë të çmimit të bukës në treg.

Në këtë mënyrë, është gjetur një këllëf përmes të cilit të mos gjobiten kompanitë në fjalë, ndërsa qytetarët vijojnë paguajnë me djersën e tyre paaftësinë e institucioneve si Autoriteti i Konkurrencës për të vepruar.

Çfarë ndodhi një vit më parë?

Autoriteti i Konkurrencës mbylli një vit më parë një hetim mbi tregun e importit të grurit dhe miellit duke konstatuar se pesë kompanitë koordinoheshin me njëra-tjetrën për të përcaktuar çmimet në treg. Por, pavarësisht konstatimit të shkeljes së hapur, Komisioni i Konkurrencës, organi ekzekutiv i Autoritetit të Konkurrencës nuk i gjobiti, por i la disa detyra për të përmbushur gjatë këtij viti, të cilat do të verifikoheshin pikërisht në këtë periudhë.

“Konstatohet sjellja e bashkërenduar midis ndërmarrjeve Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, në tregun e importit të grurit, importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit, pasi këto ndërmarrje bashkërendojnë sjelljen duke caktuar çmimet e shitjes dhe duke kontrolluar prodhimin në tregun e miellit për shkak të integrimit vertikal, sjellje e cila bie në kushtet e zbatimit të nenit 3 pika 4, dhe nenin 4 pika 1 gërma a dhe b të ligjit 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”., thuhej në vendimin nr.700 (LINK) të Komisionit të Konkurrencës.

Kjo ishte falja e parë.

Falja e dytë ndodhi tani, kur Komisioni i Konkurrencës ka konstatuar se kompanitë në fjalë nuk kishin përmbushur detyrimet e vendosura një vit më parë, gjë që çoi edhe në shtrenjtimin e çmimit të bukës për qytetarët. Por, ndërkohë që priteshin gjoba ndaj tyre, Komisioni i Konkurrencës i fali sërish. /abcnews.al

Etiketa: Autoriteti i Konkurrencësmportuesit e miellitpaguajnë bukën më shtrenjtëShqiptarët

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Tulipanë (poemtha e shëndetligut)

Studimi/ Kina del në përfundimin se COVID-19 filloi të përhapej në SHBA

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com