Kufiri i varfërisë në Shqipëri, 120 euro në muaj për një person; 23% e popullsisë është nën këtë nivel – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kufiri i varfërisë në Shqipëri, 120 euro në muaj për një person; 23% e popullsisë është nën këtë nivel

09:11 | 17/12/2019
në Kryesore
0

Nëse të ardhurat e një personi që jeton vetëm në Shqipëri janë nën 120 euro në muaj ose rreth 16 mijë lekë në muaj, atëherë ky person automatikisht është i varfër sipas përcaktimeve kombëtare të INSTAT për fenomenin e varfërisë i vlerësuar së fundmi ne një anketë të posaçme. Ndërsa një familje me katër persona konsiderohet e varfër nëse ka të ardhura 34 mijë lekë në muaj ose rreth 270 euro.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT 23% e popullsisë së vendit ose 671 mijë shqiptarë jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Sipas INSTAT kufiri i rrezikut për të qenë i varfër përfaqëson të ardhurat më të ulta vjetore të disponueshme që një person të mos konsiderohet i varfër. Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër është përcaktuar në 60% e të ardhurave mesatare  te të gjitha familjeve në rang vendi.

Read more

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur –

Për të matur treguesit e varfërisë INSTAT anketoi në vitin e kaluar 7.582 familje.  Treguesit e varfërisë sipas kësaj bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtareve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.

Një tjetër tregues që INSTAT mat është ai i shërbimeve që popullsia mund të përballojë. Sipas vrojtimit të INSTAT u gjet se 38 për qind e popullsisë së vendit ishte e privuar materialisht. Kategoritë e privimit material përfshijnë

  1. Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;
  2. Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia;
  3. Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;
  4. Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;
  5. Pamundësia financiare për të përballuar një telefon (duke përfshirë telefonin celular);
  6. Pamundësia financiare për të pasur një TV me ngjyra;
  7. Pamundësia financiare për të pasur një makinë larëse;
  8. Pamundësia financiare për të patur një makinë;
  9. Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme. /Monitor
Etiketa: 120 euro në muaj23% e popullsisëinstatkufiri i rrezikutKufiri i varfërisëShqiperi

Të Lidhura

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

nga 27
17:40 | 07/04/2026
0

Një aksident ka ndodhur në aksin Rrogozhinë–Lushnjë. Një automjet tip Volkswagen Polo ka goditur nga pas një traktor. Aksidenti ka...

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

nga 27
15:35 | 07/04/2026
0

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –

nga 27
15:17 | 07/04/2026
0

Astronautët në bordin e misionit Artemis II të NASA-s udhëtuan më larg nga Toka se çdo njeri në histori, pasi...

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur –

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur –

nga 27
14:57 | 07/04/2026
0

Një incident me armë zjarri është regjistruar pranë Konsullatës së Izraelit në lagjen Beşiktaş të Stambollit, duke shkaktuar një operacion...

Para
Ishte larguar nga banesa prej disa ditësh, 57-vjeçari gjendet i vdekur te Liqeni Artificial

Ishte larguar nga banesa prej disa ditësh, 57-vjeçari gjendet i vdekur te Liqeni Artificial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:40 | 07/04/2026
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

15:35 | 07/04/2026
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –

15:17 | 07/04/2026
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur –

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur –

14:57 | 07/04/2026
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –

14:11 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
  • Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –
  • “Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi –
  • Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur –
  • “Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –
  • “Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
  • Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com