Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Drizë të Kuçovës.
Shtetasi Rruzhdi Luzi 57 vjeç ka vrarë me thikë në banesë bashkëshorten e tij shtetasen M.Luzi 49 vjeçe.
Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar pranë ambjenteve të Komisariatit autorin e krimit, shtetasin Rruzhdi Luzi.
Dyshohet se shkaku i këtij krimi brenda familjes të ketë qenë xhelozia.