Ku të gjej një Mit’hat Frashëri? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ku të gjej një Mit’hat Frashëri?

19:34 | 08/11/2016
në Uncategorized
0

Nga Alba Haruni

Pyetje që më vjen në mendje, tek shoh cic-micet foshnjarake të diplomacisë së fqinjit tonë jugor, Greqisë.

Cic-mice, teka, kapriço të një fqinji kryekëput fajtor, në shkelje të plotë të çdo traktati miqësie dhe të çdo konvente për mbrojtien e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ky fqinj arrogant, më sjell në kujtesën time historike, atë, diplomatin e një dimensioni kombëtar, atë, ministrin fuqiplotë të Shqipërisë në Athinën e 1923-1926, të nderuarin, të urtin e të mençurin, Mit’hat Frashërin.

Ku ta gjej sot një Mit’hat Frashër? Në këtë shekull të ri, po kërkoj një tjetër diplomat, të një dimensioni dinjitoz, kombëtar.

“Meqënëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e të gjithë atyre që sëbashku, formojnë kombin, do të na donte shpirti që çdokush të sakrifikojë pesë minuta në njëzetekatër orë dhe të hetojë nga thellësia e vetes së tij se ç’shërbim ka bërë për shoqërinë dhe ç’të mirë mund t’i bëjë kësaj shoqërie që e quajmë komb.”

E ku t’i gjej sot, individë me mendime të këtilla?

Ku të gjej intelektualë, filozofë, politikanë e shtetarë në këtë shtetin tim, të cilët të duan të sakrifikojnë “5 minuta në 24 orë”?

24 orëshi i tyre më së shumti, mbushet me afera të pista e në rastin më të mirë, mbushet me debate e diskutime boshe, studiove televizive.

Ku t’i gjejë ca politologë, gazetarë e analista që “5 minutat” e tyre t’u shërbejnë dinjitetit të kombit dhe shtetasve me dinjitet kombëtar?

Ku t’i gjej Mit’hatët e rinj, që mendimet e tyre t’ja përshkojë fjalia: “Nuk mund të punojmë për vendin tonë, po nuk patëm një dashuri për cdo cep të Shqipërisë.”

E kjo Shqipëri nuk është vetëm brenda 28 mijë kilometrave katrorë. Ajo është nga Molla e Kuqe deri ne Gjirin e Artës në Çamëri, ndaj mendimi duhet t’i përshkoj të gjitha trevat e saj.

“Fatkeqësia e njerëzisë vjen nga mungesa e vullnetit.”

Po, vërtet! Po mungon vullneti për të patur dinjitet!

Palaçollëqe, pazare, interesa të cekëta, kryeultësi të panevojshme dhe marrëveshje të turpshme në raport me veprimet e fundit të fqinjit tonë jugor, qoftë në ndërhyrjet në punët tona të brendshme, qoftë në fyerjen e dinjitetit të shtetasve shqiptarë.

Ku të gjej një Mit’hat Frashëri, që mos kthej faqen, kur e godasin?

“Ta bëj, si ma bën”, të jetë mendimi i tij.

“Partizanët e barazimit s’duan kurrë që i poshtmi të ngrihet sa i larti, por i larti të unjet sa më poshtë. Rrafshim ndër ta do me thënë prishje dhe rrëzim. Prandaj vjen fatkeqësia.”

Dhe ata, fqinjët tanë, “partizanët e barazimit”, nuk mund të shkatërrojnë e rrënojnë mbi ne, “të ultit”.

“Masa reciproke”.

Këto propozoi diplomati mendje ndritur Mit’hat Frashëri, përballë keqtrajtimeve që u bëheshin shqiptarëve të Çamërisë.

“A- Do të marrë masa reciproke kundra elementit grekofon në Shqipëri.

B- Do të thërresë në Shqipëri çdo çam që është përzënë gjer më sot, dhe do t’i instalojë në pasuritë dhe shtëpitë e elementit grekofon.”

E këto mendësi të vjetra nga koha, mbase ju ka ardhur koha t’i shpluhurosim e t’i japim ngjyrime të reja.

“Patriotizma! Ajo ndjenjë na shtyn të kërkojmë madhërinë dhe nderin e kombit, se tek ajo madhëri e tek ai nder do të gjejmë ne vetë madhërinë, lumturinë dhe nderin e secilit.”

Na duhet sot një Mit’hat Frashëri!

P.S. Fjalitë në thonjëza janë autentike të diplomatit Mit’hat Bej Frashëri

Etiketa: Alba HaruniCamericic-miceGjiri i Artëskapriçomasa reciprokeMit'hat FrashëriMolla e Kuqeteka

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Ndryshimi prekës i aktores hollivudiane pas kimioterapisë (foto)

Ndryshimi prekës i aktores hollivudiane pas kimioterapisë (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com