Banorët përplasen me policinë, rrëzojnë rrethimin e vendosur nga IKMT dhe INUV
Banorët e shtëpive tek zona e zgjatimit të Bulevardit, i janë kthyer protestave kundër bashkisë. Protestuesit kanë rrëzuar gardhin rrethues të zonës ku bashkia në bashkëpunim me IKMT, prishjen e banesave. Banorët e zonës pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer me vlerën e tregut dhe në këtë mënyë kundërshtojnë vendimin e bashkisë për të prishur banesat e tyre.
Ndërohë forca të shumta policie kanë shkuar për të ndalur protestën e banorëve të zgjatimit të Bulevardi. Siç shihet edhe nga fotografitë, në vendngjrje janë forcat “Shqiponja” për të menaxhuar protestën e cila ka nisur dhunshëm me shëmbjen e murit të zonës ku po punohet nga bashkia e Tiranës.
Protestuesit janë përplasur me policinë, kur është tentuar nga forcat e policisë të rivendoset gardhi i IKMT dhe INUV, në zonë ku po prishen banesat e protestuesve.