Kryen shkelje procedurale, ILD vendos hetim disiplinor për dy magjistratët e Vlorës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryen shkelje procedurale, ILD vendos hetim disiplinor për dy magjistratët e Vlorës

12:28 | 11/10/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka finalizuar hetimin disiplinor ndaj gjyqtarëve të Apelit Vlorë Petrit Alia dhe Nazmi Troka bazuar në vendimin e KLGJ për rikthim për hetim pranë ILD-së, të vendimit të arkivimit  të hetimit nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Më poshtë është dokumenti i plotë mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, nëpërmjet të cilit bëhet me dije se është vendosur procedim disiplinor me masën “Ulje e pagës deri në 40% , deri në 1 vit nda gjyqtarëve.

Dokumenti i plotë:

Read more

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Mbi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani për procedim disiplinor me masën “ ulje e pagës deri në 40%, deri në 1 vit” ndaj gjyqtarëve P.A. dhe N.T.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka finalizuar hetimin disiplinor ndaj magjistratëve P.A. dhe N.T. me detyrë gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë, bazuar në vendimin e KLGJ për rikthim për hetim pranë ILD-së, të vendimit të arkivimit  të hetimit ndaj dy magjistratëve nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kontekst: Kjo cështje është pjesë e ankesave, që ILD ka trashëguar nga institucionet e tjera (KLGJ në këtë rast),  të cilat po trajtohen me përparësi për të shmangur kulturën e pandëshkueshmërisë apo harresës për shkelje të paraqitura ndaj gjyqtarëve apo prokurorëve.

Shtetasi J. XH, me nismën e të cilit ka filluar hetimi disiplinor, ka ankimuar më 26.09.2018 vendimin e Inspektoratit të KLD-së, për arkivimin e ankesës së bërë prej tij, ndaj magjistratëve P.A. dhe N.T. Komisioni i përkohshëm i KLGJ-së për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimeve të Inspektoratit Këshillit të Lartë të Drejtësisë, më 16.07.2019 vendosi pranimin e ankimimit, duke prishur vendimin e arkivimit të ankesës nga Inspektorati i KLD-së për gjyqtarët e Apelit Vlorë dhe dërgimin e praktikës në ILD, në momentin e krijimit të këtij institucioni.

Në funksion të hetimit disiplinor të vijuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, nga shqyrtimi i dokumentacionit të administruar është konstatuar se bazuar në procedimin penal të regjistruar në vitin 2015, mbi bazën e kallëzimit të shtetasit J.Xh. për “Heqje të paligjshme të lirisë” kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasit R.A., më 22.10.2015 Gjykata e Rrethit Vlorë ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg”, ndaj R.A., masë e cila nuk  është ekzekutuar. Në datën 21.08.2016, i pandehuri/kërkuesi R.A (në mungesë) përmes avokatit mbrojtës, i kërkon Gjykatës zëvendësimin e masës së sigurimit, kërkesë që u mor në shqyrtim nga një gjyqtar i gatshëm dhe jo trupi gjykues, që po shqyrtonte themelin e çështjes. Më 22.08.2016, Gjykata e Rrethit Vlorë, vendos pranimin e kërkesës së kërkuesit R.A. dhe zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest ne burg”, me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”. Pas ankimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 22.09.2016, Gjykata e Apelit Vlorë vendos: “Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë ushtron rekurs, duke kërkuar Urdhërimin për vendosjen e të pandehurit R.A. nën masën e sigurimit “arrest në burg”.

Nga hetimi disiplinor i kryer nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, provohet se:

Magjistratët P.A. dhe N.T. me veprimet apo mosveprimet e tyre, nuk kanë zbatuar dhe kanë zbatuar në mënyrë të gabuar ligjin procedural penal, të konstatuar nga një gjykatë më e lartë.

Veprimet e dy magjistratëve janë kryer në shkelje të pikës 4 të nenit 260 të Kodit të Procedurës Penale ku parashikohet qartë se për revokimin a zëvendësimin e masës ekzistuese disponon, jo vetëm gjyqtari i hetimit paraprak, por, në varësi të fazës së procedimit, edhe e njëjta gjykatë, pra ajo që shqyrton kërkesën për gjykim dhe zgjidh përfundimisht në themel çështjen.

Shkeljet procedurale të kryera nga magjistratët provohen të jenë kryer me dashje direkte. Magjistratët kanë mbajtur një qëndrim në kundërshtim me ligjin në lidhje me kërkesat e prokurorit, të cilat nuk janë shqyrtuar dhe argumentuar në  rrëzimin e kërkesës së prokurorit, sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Duke patur parasysh formimin dhe eksperiencën e tyre të gjatë si gjyqtarë, kanë patur mundësinë të parashikonin pasojat e dëmshme nga veprimet i tyre. Pavarësisht eksperiencës së tyre të gjatë në detyrë, gjyqtarët kanë zbatuar gabim legjislacionin procedural penal, fakt ky i konstatuar nga Gjykata e Lartë.

Veprimet e kryera nga ana e dy magjistratëve ka sjellë pasoja për dhënien e drejtësisë. Sjellja e gjyqtarëve në kontekstin profesional është shumë e rëndësishme, pikësëpari nga respektimi dhe zbatimi me rigorozitet i ligjit, i rregullave procedurale, të cilat janë të qartë mbi lëndën që rregullon. Zbatimi i tyre nuk është një akt i vullnetshëm dhe i pavarur i magjistratit, i cili zgjedh t`i respektojë apo jo ato, por është detyrim ligjor për magjistratin, i cili ka detyrë funksionale të tij dhënien e drejtësisë.

Sjellja e papërshtatshme e magjistratëve subjekt hetimi disiplinor ka cenuar imazhin e drejtësisë dhe ka ulur besimin e publikut tek drejtësia.

Veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistratëve përbëjnë “Shkelje të rëndë disiplinore”propozohet KLGJ-së pranimi i kërkesës së ILD-së për caktimin ndaj magjistratit N.T. me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit  Vlorë dhe magjistratit P.A., me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit  Vlorë (i pezulluar), i masës disiplinore “Ulje e përkohshme e pagës deri në 40 % për një periudhë jo më të gjatë se një vit” parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c”, ndarja “i” dhe neni 108 i ligjit nr. 96.2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Etiketa: hetim disiplinor për dy magjistratët e VlorësILDInspektori i Lartë i DrejtësisëKLGJKryen shkelje procedurale

Të Lidhura

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

nga 27
22:32 | 26/04/2026
0

Dinamo Zagrebi i Arbër Hoxhës, u shpall zyrtarisht kampion për herë të 36-të në histori, pas triumfit 2 me 1...

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

nga 27
22:00 | 26/04/2026
0

Këngëtarja dhe aktorja shqiptare Bleona Qereti, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qenë pjesë...

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

nga 27
21:50 | 26/04/2026
0

Vora ka befasuar kampionët e Egnatias, teksa ka fituar 0-2 në Rrogozhinë. Skuadra nga Vora shënoi dy gola në pjesën...

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

nga 27
21:42 | 26/04/2026
0

Gjergj Neli, avokat dhe i afërm i Kreshnik Mujecit, i cili u vra sot Lezhë bashkë me të shoqen, ka...

Para
Tragjedi në Rusi/ 34 të vdekur dhe 24 persona në gjendje të rëndë pasi konsumuan një lloj alkooli të paligjshëm

Tragjedi në Rusi/ 34 të vdekur dhe 24 persona në gjendje të rëndë pasi konsumuan një lloj alkooli të paligjshëm

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –

22:32 | 26/04/2026
Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

22:00 | 26/04/2026
Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –

21:50 | 26/04/2026
Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –

21:42 | 26/04/2026
Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –

21:32 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –
  • Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –
  • Nuk kemi hequr dorë nga kampionati –
  • Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje –
  • Ekzekutimi në Lezhë, ja kush është çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci (FOTOT) –
  • Duhet egërsi nga të gjithë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion –
  • Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com