Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Kryemadhi: Rama na u lut 6 muaj për të bërë koalicion

Nga Klodiana 0

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga Cërriku ka ftuar qytetarët që të bashkohen me protestën e 16 marsit për të rrëzuar qeverinë. Ajo tha se Shqipëria po varfërohet çdo ditë dhe po tkurret, ndërsa po pasurohet vetëm një grup njerëzish që janë të lidhur me qeverinë.

Kryemadhi u shpreh se nuk do pushtet në tavolinë, pasi nëse do të donte një gjë të tillë do të kishte pranuar ftesën e Ramës për vijimin e koalicionin në zgjedhjet e 2017.

“Vendimi për djegien e mandateve nuk kishte të bënte për të marrë pushtetin në tavolinë. Ne ishim në pushtet me Edi Ramën, 6 muaj na u lut Edi Rama për të bërë koalicion, por kurrë nuk mund të pranonim që të mbulonim erën e keqe që kishte mbuluar krimin e organizuar. Po u bërë me qelbësirën erë qelbësirë do të vish” tha ajo.

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej