Kryemadhi: Nuk komunikoj me Ramën, i kam bërë bllok – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: Nuk komunikoj me Ramën, i kam bërë bllok

09:03 | 30/12/2017
në Shqiperi
0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘Repolitix’ tha se i ka bërë bllok Ramës se nuk e duronte me mesazhet 7 faqe të gjata.

Intervista e Monika Kryemadhit
Rama iu ka ngacmuar sot me një batutë, cili është komenti juaj?
Unë dua të them se të dalim nga debati i batutave. Koha e batutave të Ramës ka ikur, nuk është modern sa ka qenë, kur merrej me publicitetin e Nanos dhe Metës. Tani t’i lërë batutat dhe të merret me problemin e naftëtarëve, t’u japë pagat. Të luftojë korrupsionin dhe të ndalojë eksodin e shqiptarëve drejt Europës. T’i lemë batutat dhe të mendojmë për 2018, që të jetë një vit sa më i mirë për shqiptarët.

Mund të na e shpjegoni batutën për Avni Rustemin…
Unë kam thënë që drejtësinë shqiptarët e vendosim kudo, në Paris, në Tiranë.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Në Paris u vendos me plumb?
Njëra, pasi janë vendosur edhe drejtësi të tjera që kanë pasur lidhje me shqiptarët si Konferenca e Parisit

Ju distancoheni nga drejtësia e Avni Rustemit?
Unë distancohem nga dhuna, por mos kujto se shqiptarët ta lënë mangët. Mos harrojmë 1992 apo 1997, por nuk do të doja një përsëritje të 1997.

A mund të jetë 2018 një vit shpërthimi?
Njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen, përfshirë edhe socialistët. Shteti është në duart e një kupole të korruptuar. Pas Vitit të Ri mund të bëni një investigim përmes lokale, sa para kanë shpenzuar shqiptarët dhe cfarë është ngrënë.

Rama tha se PS merr 78 mandate nëse zgjedhjet zhvillohen sot….
Meqë është kaq i sigurtt le të japë dorëheqjen, por kam frikë se Rama nuk pranon. Opozita po bërtet që të shkojmë në zgjedhje se e dimë realitetin. Kam hall se mos i del Veliaj Ramës më lart.

Ai ka thënë se nuk është si Ilir Meta, nuk e mban fjalën
Normal. Veliaj dhe Rama janë mësuar me Metën duke u ulur dhe bërë kompromise. Iku ajo kohë, marrëveshjet nuk duhet të jenë më politike, por institucionale. Këto lloj marrëveshjesh kanë sjellë këtu ku jemi ne. Për hir të marrëveshjes dhe fjalës, Ilir Meta nuk foli në publik për kanabisin. Politika është amorale për qytetarët, duhet të jetë më e hapur. Meta ka bërë gabime shumë të mëdha me tolerancën e treguar.

Darka e Lalëzit mund të quhet gabim?
Po, pasi duhet të ishte bërë transparente marrëveshja. Unë sot nuk e di atë marrëveshje. Meta marrëveshjen e firmosur e ndau vetëm me Vasilin dhe një grup të ngushtë të tij dhe nuk e ndalu me kryesinë e partisë dhe kjo ndoshta.

As me ju?
Jo. Mos mendoni se burrat ua tregojnë të gjitha të vërtetat grave. Kjo ishte edhe një nga pikat e dobëta në lidhje me marrëveshjen me PS. Nuk e kam lexuar marrëveshjen dhe nuk më intereson tani, pasi është një gjë e shkuar.

Rama e ka përdorur shpesh çështjen e çizmes…
I ka dhembur…

Ju nuk e goditët?
E shpëtoi badigardi, pasi i ndryshoi drejtimin…

Edhe Presidenti e dënoi…
Ai ka mendimin e tij, unë timin. Ishte një seancë e mbyllur. Unë nuk mund ta pranoja kurrë reagimin e tij kur pa deputeten e gjakosur. Pjesa që i dhemb më shumë është guximi që unë pata, pasi ai nuk ka parë gjë akoma.

Ju mund ta godisni sërish nesër?
Shteti nuk është i Ramës, është edhe i juaji. Nuk i kanë shpatullat aq të forta sa për të mbajtur një pushtet të tillë. Tahmaja e madhe të lë pa gjë…

Rama thotë se keni frikë nga drejtësia?
Po ç’frikë kam unë. Unë nuk kam firmosur asnjëherë në jetën time. Nuk kam punuar asnjëherë në shtet…

Keni frikë nga reforma?
Fare. Ua kam thënë edhe ambasadorëve, unë nuk kam punuar asnjëherë në shtet. Rama që në 1998 dhe ka dosje pa fund në prokurori, që janë mbyllur. Por një ditë do të përballesh. Llalla ia pushoi çështjen e Gjiknurit dhe Beqajt.

Por u krijua perceptimi që ju e mbrojtët Llallën?
Për cfarë se mbylli çështjet?

Keni besim te kjo grua?
Me vjen keq që u përdor politikisht. Më vjen keq, betimin mund ta bënte në një seancë tjetër. Nuk ishte problemi te Arta Marku, pasi është një zonjë e nderuar. Momenti që ti shkel kushtetutën, pse duhet të ishte ky panik i madh. Ne ndenjëm 8 muaj me këtë Avokat Populli apo sa gjyqtarë ka që u ka mbaruar mandati dhe vijojnë….Hajde edhe bëjë një ditë më vonë. Nuk e kishte as në rend dite, e kishte të enjten. Vetting-u është ngritur, pse nuk ia bënë zonjës, por ia bëri Çuçi, Manja dhe Hysi. Kjo zonja shumë mirë që u zgjodh, por pse nuk iu bë Vettingu. Zonja duhet të jetë shumë e kujdesshme, por nëse do të bëhet. Ajo po bashkëpunon me njerëz shumë të rrezikshëm, që përfaqësojnë “Rilindjen”. Paratë me të cilat janë zgjedhur këta deputetë dalin te dosja Habilaj. Duhet të ketë shumë kujdes. Ajo mund të thoshte nuk pranoj të betohem në këtë seancë…

Çfarë do të ndryshonte?
Devotshmërinë partiake.

Po lëvizjet e fundit si i shikoni?
Janë punët e saj. Nuk kam besim te drejtësia në Shqipëri, pasi jam e bindur se lufta po bëhet për t’i hequr një pronar dhe për t’i vendosur një tjetër. Ne e votuam reformën për ta zgjedhur prokurorin me KLP dhe 84 vota, por….

Prokurorja është e përkohshme…
Nuk e dimë përsa kohë do të jetë prokurorja e re, pasi gjërat po bëhen të paparashikueshme. Po të duash të merresh me Kushtetuesen, e para nuk ka numra, pasi disa u ka mbaruar mandati dhe e dyta hajde se nuk duam të prishim reformën që vetë e kemi votuar, pasi e rrëzon.

Keni fatin që e njiheni mirë Ramën…
Jo vetëm atë, por të gjithë. Edhe Nanon, Metën, Majkon, Berishën dhe të gjithë këta kryeministra. Këta mund të kenë pasur gabime, por kurrë nuk kam parë të ulen në tavolinë me një kriminel

Me kë?
Me të gjithë, në çdo qark. Me komandantin e bandës që ushtronin dhunën dhe policia e mbronte nga pas. Por nuk mund të jetë kryetari i një shteti që të rrijë me banditët

Por ka mbështetje ndërkombëtare?
E ka Gjermania se nuk po zgjidh qeverinë e vet, që do Zoti e zgjidh se është çështja e stabilitetit. Ne sot ekzistojnë falë Amerikës, por ky që ishte më pro amerikani i nguli thikë pas shpine edhe ambasadorit.

Por nuk ka reaguar?
Nuk është në Shqipëri. Por ky më e pakta ishte të abstenonte.

Si e konsideroni letrën e Metës?
Meta e nxori zbuluar Ramën me këtë letër. Të jesh i bindur që ca ditë në SHBA i bëri lobingjet, sepse kemi ca miq të përbashkët. Në SHBA ka bërë potox dhe botox. Kjo të kthjellon mendjen dhe trupin.

Më kë është takuar në SHBA?
Ka bërë botox dhe potox. Ka pasur edhe trupin. Nuk ka asgjë të keqe se të kthjellon mendjen.

Keni komunikim me Ramën?
Nuk kam frikë të përballem as me Ramën dhe as me njeri. Ia kam bërë bllok telefonin se nuk e duroj kur fillon e bën mesazhe 7 faqe të gjata.

Nuk do ta godisni sërish?
Ai atë do, t’i kalojë ligjet për 5 minuta, që të mos ketë ndonjë këpucë kokës. Po nëse gjakosen sërish deputetë, do ta godas.

http://shqiptarja.com/home/1/monika-i-p-rgjigjet-ram-sl-ri-batutatpo-vjen-nj–vit-i-v-shtir–461230.html?pos_1

Etiketa: bllokedit ramaMonika Kryemadhi

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
22-vjeçari bën thirrje: Mos kërkoni azil në Gjermani

22-vjeçari bën thirrje: Mos kërkoni azil në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com