Kryemadhi: Do ndalim Ramën e lakejtë e tij, jo 74, por as 174 s’e shkatërrojnë dot vendin – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryemadhi: Do ndalim Ramën e lakejtë e tij, jo 74, por as 174 s’e shkatërrojnë dot vendin

20:05 | 06/07/2017
në Shqiperi
0

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi përmes një statusi në Facebook denoncon rrënimin e biznesit në Shqipëri.

Ajo citon raportin e DASH për të fajësuar kryeminstrin Rama, i cili sipas saj favorizon klientët e tij duke ndëshkuar pjesën tjetër të biznesit.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kryemadhi qartëson se LSI nuk do të lejojë arrogancën e Ramës që të shkatërrojë klimën e biznesit në vend.

“Jo 74, por as 174 vota nuk do mjaftojnë që ai dhe klika e tij në pushtet të shkatërrojnë më tej ekonominë shqiptare”, shkruan Kryemadhi në postimin e saj në rrjetin social Facebook.

“Askush më qartë se raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit nuk e ka përshkruar klimën e biznesit në Shqipëri: “Investitorë të sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar, vazhdim i praktikave të biznesit informal”.

Këto janë vetëm dy nga shumë përcaktime të tjera të rrënimit që po i bëhet bizneseve në Shqipëri.

Veç atyre që janë klientë dhe sponsorizues të kryeministrit, çdo biznes tjetër ndjen mbi shpinë barrën e rëndë të korrupsionit dhe rryshfetit që duhet të paguajnë për të mbijetuar në një treg pa rregulla dhe klientelist.

Jo vetëm kaq, por koncensionet, dhëniet e licensave, si dhe një numer kontratash të firmosura nga qeveria, janë problematike për ekonominë dhe shkak për largimin e investitorëve të huaj.

Këto dhe përcaktime te tjera negative për ekonominë, edhe pse tentohen të fshihen nga mediat e blera me paratë e krimit qeveritar, flasin më shumë se çdo heshtje e blerë mediatike.

Më kot mundohet Edi Rama dhe lakejtë e tij të fshehin të vërtetën e hidhur, atë të mjerimit ekonomik të vendit, të vjedhjes pa limit në çdo sektor publik, të shkatërrimit të investimeve të huaja në emër të bizneseve të lidhura personalisht me të.

Por nuk mjafton raporti për vitin e kaluar, sepse kjo klimë, ky terror për biznesin e investimeve pritet të sundojë ekonominë edhe pas tjetërsimit të votës së 25 qershorit.

Ata që investuan paratë e drogës dhe krimit, klientët e Edi Ramës që paguan për blerjen e votës do kërkojnë shumë shpejt shpërblimin për atë që kanë bërë. Dhe kjo do jetë një tjetër goditje për ekonominë tonë të brishtë.

Unë ju siguroj që LSI nuk do të lejojë që kjo të ndodhë, sado pushtet dhe arrogancë të ketë kryeministri i Shqipërisë. Jo 74, por as 174 vota nuk do mjaftojnë që ai dhe klika e tij në pushtet të shkatërrojnë më tej ekonominë shqiptare.

Ne do të jemi në çdo mbledhje komisioni, në çdo debat parlamentar pjesë aktive dhe luftarake për të denoncuar dhe luftuar çdo përpjekje për të shitur pasuritë e Shqipërisë tek oligarkët e Edi Ramës.

Beteja sapo ka nisur dhe ne kemi mbështetjen e shumicës së shqiptarëve, që me votë apo me heshtje, refuzoi të mbështesë një qeveri që është gati të japë me koncension çdo pasuri të mundshme.

Por tashmë koha e shitjes së Shqipërisë ka perfunduar! Të gjithë së bashku nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë. LSI është opozita e fortë dhe energjike që ka mundesitë ta bëjë këtë bashkë me të gjithë ata që e kuptojnë qartë se ky vend nuk meriton të drejtohet nga oligarkët e Edi Ramës”, ka shkruar Kryemadhi.

Etiketa: biznesiedi ramaMonika Kryemadhi

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Kavajë/ Sherr me thika në lokal, plagoset 44-vjeçari

Kavajë/ Sherr me thika në lokal, plagoset 44-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

14:17 | 16/03/2026
Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

14:11 | 16/03/2026
Cili nen i statutit i ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët? –

Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

14:07 | 16/03/2026
Rama e plaku kombin me shpejtësi dramatike, koha për ndryshim –

Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh –

14:05 | 16/03/2026
Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama –

Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama –

13:57 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –
  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –
  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –
  • Administrata e Ramës shënoi rekord historik punësimesh –
  • Tani kryegjykatës dhe kryeprokuror do të jetë vetëm Edi Rama –
  • Mblidhet kryesia e PD-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –
  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com