Kryebashkiaku i Vlorës: S’e kuptoj ngutjen për ta bërë mbledhjen në teatër, s’duhen zvarritur nevojat ekonomike të qytetarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryebashkiaku i Vlorës: S’e kuptoj ngutjen për ta bërë mbledhjen në teatër, s’duhen zvarritur nevojat ekonomike të qytetarëve

10:57 | 29/06/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka shpjeguar arsyet se përse e kishte vendosur sot mbledhjen me Këshillin Bashkiak.

Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, Leli shkruan se e kishte të pamundur që këtë mbledhje ta zhvillonte në ditën e kërkuar nga Këshilli, 30 qershor dhe kërkesa e tij ishte që të zhvillohej me 29. Por Këshilli Bashkiak nuk është paraqitur.

Leli nënvizon se nuk e kupton ngutjen e Këshillit për zhvillimin e seancave në teatër, ku ajo shumë mirë sipas kryebashkiakut mund të bëhej online.

Read more

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Postimi i plotë

I kisha kërkuar Këshillit Bashkiak që ta zhvillonim sot mbledhjen e radhës, atë që u pezullua po prej këshillit, megjithëse e planifikuar prej tij, dhe u shty pa rënë dakord, për në datën 30. 06. 2021.

E gjithë kjo, shpalos një situatë jo normale dhe jashtë funksionit të këshillit të bashkisë, megjithatë, për shkak të një axhende të programuar kohë më parë, nuk e kam të mundur të jem pjesë, siç i njoftova!

Do doja të isha i pranishëm, duke i qëndruar të gjitha pikave që kërkohen, siç do doja që kjo mbledhje të ishte zhvilluar më parë, në datën e paracaktuar, për të mos zvarritur jo vetëm nevojat ekonomike të familjeve e fëmijëve në nevojë, por edhe për të proceduar me pompat e ujit që ndërkohë mund të ishin blerë dhe komunitet e Vlorës, Nartës e Zvërnecit, t’iu ishin afruar zgjidhjeve që kërkojnë.
Personalisht, nuk e kam kuptuar ende arsyen e këmbënguljes së vazhdueshme për të krijuar mizanskena në teatër, kur gjithçka ka funksionuar më së miri, siç të gjithë e dini, online.

Forma mund të jetë e rëndësishme për të krijuar karaktere e realitete imagjinare, por në atë që ne bëjmë dhe duam të arrijmë, vendndodhja nuk ka pasur asnjëherë rëndësinë e përmbajtjes!

Sidoqoftë, u përpoqa dhe shpresova se do ta realizonim mbledhjen e sotshme, në pamundësi për ta kryer gjatë ditëve në vazhdim.

Promovimi dhe zhvillimi i Vlorës, bashkë me programet e qeverisë, në të gjitha sferat ku mund të afrohet me zhvillimin e vendeve të rajonit, është programi im i çdo dite. Uroj që të kemi të njëjtin qëllim sepse nuk ka rrugë tjetër për të ndihmuar qytetin!

Etiketa: Dritan Lelikeshilli bashkiakKryetari i Bashkisë së Vlorës

Të Lidhura

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

nga 27
15:32 | 13/05/2026
0

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë tha se mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka shkaktuar një tronditje të paprecedentë të furnizimit në...

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

nga 27
15:24 | 13/05/2026
0

Emri i Granit Pepnikaj është rikthyer sërish në vëmendjen e autoriteteve, pas zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet mbi...

Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

nga 27
15:12 | 13/05/2026
0

Manuel Neuer do të vazhdojë të jetë pjesë e Bayern Munich edhe për një tjetër sezon. Sipas raportimeve nga mediet...

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

nga 27
14:46 | 13/05/2026
0

Alis Kallaçi i cikli përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion do të ngjitet në skenë nesër mbrënma me këngën “Nan”. Performanca e tij...

Para
Fitoi lirinë, si shpëtoi burgut djali i ish-zv.drejorit të policisë pasi i preu këmbën të resë në aksident

Fitoi lirinë, si shpëtoi burgut djali i ish-zv.drejorit të policisë pasi i preu këmbën të resë në aksident

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –

15:32 | 13/05/2026
Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

15:24 | 13/05/2026
Po e rishikoj të ardhmen time këtu –

Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –

15:12 | 13/05/2026
Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –

14:46 | 13/05/2026
A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –

14:32 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –
  • Manuel Neuer bie dakord me kushtet e reja, rinovon kontratën me Bayernin –
  • Gjysmëfinalja e Eurovision, interpreton nesër në Vjenë Alis Kallaci me këngën ‘Nân’! Ja shtetet që u kualifilkuan natën e parë –
  • A keni planifikuar ku të kaloni puxshimet? TIA dhe Wizz Air prezantojnë destinacionet e reja drejt Spanjës –
  • Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, partitë politike publikojnë listat e kandidatëve për deputet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rezervat globale po pakësohen me një ritëm rekord –
  • Policia godet bosin e Call Center, lëshohet masë arresti me burg ndaj Granit Pepnikës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com