Përveç kritikave të shumta, Rama është treguar i rreptë me kryebashkiakët edhe kur ata kanë marrë fjalën e tyre. Kryeministri nuk ka nguruar t’i ndërpresë ose t’iu vendos limit në minutazhin që duhet të flisnin. Një skenë e tillë e pakëndshme ka ndodhur me kryebashkiaken e Dimalit. Kryebashkiakja e Dimalit Juliana Memaj e nisi me thënie filozofike prezantimin e saj para kryeministrit në lidhje me punën e bashkisë nën drejtimin e saj, por sa mund të vlejë kjo përballë një paralajmërimi të mëparshëm se koha e gjithsecilit ishte 6 minuta.
“Dua ta nis këtë prezantimin me thënien e Joel Barker se një vizion pa aksion…’’, tha ajo duke shkaktuar reagimin e Ramë.
“Ke gjashtë minuta kohë..”, tha Rama duke e futur në shina prezantimin e saj. Kjo ka shkaktuar emocione te kryebashkiakja, e cila pak sekonda më vonë pati një incident të vogël me zërin.