Policia e Krujës ka asgjësuar 159 fidabë kanabis sativa si dhe ka arrestuar një 59 vjeçar për akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë shtetasi Xhafer Basha ndërsa filloi procedimi penal për kryeplakun e fshatit Mafsheq G.F., 53 vjeç.
Policia sqaron se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Krujë në vendin e quajtur “Shqezë”, pranë banesës së shtetasit Xh.Basha , u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies 159 fidanë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Droga ishte fshehur mes pemëve, në një ambient të përshtatshëm për rritjen e tij.