Kronikë e një vrasje të paralajmëruar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kronikë e një vrasje të paralajmëruar

18:43 | 02/08/2022
në Uncategorized
0

Nga Lutfi Dervishi

Mirupafshim në gjëmën e radhës.

Ngjarja tragjike në Himarë ku humbi jetën një fëmijë nga një officer policie i pa përgjegjshëm është një kronikë e një vrasje të paralajmëruar. Nuk është krimi i parë që ndodh në det për këtë vit. Druaj se nuk është as i fundit. Vetëm 24 orë më parë drejtori i përgjithshëm i policisë, nisur nga rastet e mëparshme me anë të një qarkoje kërkonte më shumë kontroll për “gangsterët e detit”.

Read more

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Gjëmat ndodhin sepse jemi përballë mendësisë – Hëmo sa të kalojë kjo situatë. Të ngasësh jet-ski në det duhet të lejohet vetëm në një perimetër të caktuar dhe të qartë si për pushuesit ashtu edhe vozitësit.

Të ngasësh jet-ski në det duhet të kesh licensë. Nëse publiku beson te policia nuk ka nevojë për policë shtesë për të kontrolluar dhe verifikuar zbatimin e ligjshmërisë. Mjafton një telefonatë në polici dhe ajo duhet automatikisht të ndërhyjë. Nuk ka nevojë në një vend normal ku sundon ligji për “masa shtesë”, aq më pak për “masa drastike”, për “urdhëra të rreptë” për “aksion” për “dron edukues” apo për më shumë “ndërgjegjësim”. Thjesht gjithsecili të bëj detyrën e tij. Dhe detyra nis nga secili prej nesh.

Agresori sot është punonjës i policisë, me histori jo fort të këndshme në polici dhe për më tepër tenton edhe të largohet nga skena e krimit. Kjo është policia që nuk duam. Kjo është edhe sfida që nuk po e fiton dot policia. Një polici e shtetit dhe jo e partisë, një polici që njeh ligjin dhe jo urdhërin, një polici ku respektohet karriera dhe jo “lidhjet e shkurtra” me bandat dhe politikën. Nëse vendoset “rendi brenda rendit” është më e thjeshtë që të sigurohet rendi dhe qetësia e pushuesve dhe e të gjithëve.

Përtej problemeve të policisë duhet të shohim problemet me veten. Krimet më të mëdha dhe më të rënda ndodhin në sezonin e pushimeve. Dikush humb jetën për një parkim, dikush për një pse më pe, një tjetër pse muzika është e lartë…

Pa respektuar veten dhe jetën në komunitet nuk mund të ketë rend dhe qetësi. Nuk mund të ketë një polic pranë çdo problemi që del. Nuk mund të ketë një zjarrëfikëse për çdo zjarr që ndezim. Nëse muzika kthehet në makth për banorët – zgjidhjet teknologjike dhe ligjore sot ekzistojnë. Nëse të krisur me jet ski vozitin në afërsi të pushuesve – duhet të mjaftojë një telefonatë dhe një shembull i mirë për pronarin e “jet ski” dhe për vozitësin pa leje. Kaq duhet të mjaftojë. NJE SHEMBULL!

Urdhërat dhe masat e marra si konfini pas të vjelit kanë po aq efekt sa ka urdhëri i oficerit ndaj ushtarit një ditë para lirimit.

Siguria në plazhe nuk arrihet me urdhëra të datës 1 gusht. Siguria dhe qetësia në plazhe arrihen nëse nuk punohet me aksion nuk punohet me urdhëra të rreptë dhe me masa drastike. Si ndodh që është mbushur bregdeti me adoleshentë që pa asnjë minutë përgatitje marrin dhe ngasin motorrë uji?!

Sa mjete motorrike janë sekuestruar gjatë këtyre viteve?

Ku janë sot ata që kanë kryer krime me mjete motorrike në ujë?

Sa patenta janë lëshuar dhe nga cili institucion?

Mbi çfarë bazash dhe përgatitjesh profesionale?

Sa mjete janë kolauduar dhe sa kanë mbetur për shkak të amortizimit?

Sa pronarë të tyre janë ndëshkuar/gjobitur? Sa “dronë edukues” janë ngritur për të parë kontrollin e territorit?

Sa gjoba janë vënë për prishësit e qetësisë në plazhe dhe kudo?

Cilat janë pikat e nxehta në vite që prodhojnë ngjarje të rënda?

Çfarë masash janë marrë që të mos përsëriten?

Rendi dhe qetësia nuk mund të vihen vetëm as nga qytetarët dhe as nga policia. Rendin dhe qetësinë e garanton një bashkëpunim dhe besim që qytetari duhet të ketë te policia. Besim që është tronditur prej rasteve që nuk është koha dhe vendi për t’i përsëritur.

Nëse nuk ndryshon qasja ndaj problemeve, sërish deri në gjëmën e radhës do të flasim për shkarkime, inspektime, urdhëra të rrepta dhe masa shtesë. Sërish do të kemi dy realitete, një në terren dhe tjetrin në shkresat dhe lajmet televizive.

 

Etiketa: KronikeLutfi Dervishiparalajmeruarvrasje

Të Lidhura

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

nga 27 ok
16:07 | 26/06/2025
0

Në një epokë ku teknologjia është e pranishme në çdo aspekt të jetës sonë, bota dixhitale ofron mundësi të pafundme...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

nga 27 ok
18:20 | 19/05/2025
0

Në Samitin Politik Evropian të mbajtur në Tiranë Vodafone Albania ishte partneri i besuar i rrjetit 5G në eventin prestigjioz,...

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

nga 27 ok
15:00 | 19/05/2025
0

Përpara zgjedhjeve, më 7 maj 2025 është firmosur kontrata e dyshimtë mes bashkisë Fier të drejtuar nga Armando Subashi dhe...

Para

Vrasës! PD reagon ashpër për ngjarjen në Himarë: Dëshmi e profilit të ulët të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025
Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

16:24 | 28/05/2025
Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë

18:20 | 19/05/2025
Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove

15:00 | 19/05/2025
Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit

18:25 | 19/05/2025

Më Të Lexuarat

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri
  • Vodafone Albania siguron rrjet të fuqishëm 5G për Samitin Politik Evropian në Tiranë
  • Subashi u dha Kajollëve para zgjedhjeve 140 MLN lekë, kontratë e dyshimtë për barin e kalçetove
  • Banda e Renato “Çamit” nën hetim nga SPAK, Bufi i jep tenderat e Roskovecit
  • Mirlinda Karçanaj i xhiron 2.3 miliardë lekë Gerond Meçes nga paratë e ndihmës ekonomike

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com