Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar

18:41 | 23/02/2022
në Uncategorized
0

Nga Lutfi Dervishi

Në ditën kur do të arrestohej Ardiani u zgjua në orën 05:30 të mëngjesit për të pritur taksinë që po sillte avokatin. Një natë më parë, ai kishte ëndërruar sikur po pinte shampanjë pas përballjes me komisionin hetimor në Parlament. Ai u zgjua me një dhimbje koke. Disa kujtojnë se moti ishte me re atë mëngjes, të tjerë se ishte me diell, por të gjithë kujtojnë se Ardiani ishte në humor shumë të mirë.

Ai veshi një këmishë dhe pantallona prej liri të bardhë pikërisht si ato që kishte veshur 5 vite më parë kur firmosi koncesionin 55 vjeçar. Ai shkoi në shtëpinë e nënës së tij, për të marrë një okki për dhimbjen e beftë të kokës.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Ardiani është i imët dhe i zbehtë, me sy zhbirues dhe flokë të mbjella. Ai është fëmija i vetëm i një martese me mblesëri. Shqisën e gjashtë e trashëgoi nga nëna e tij. Nga babai i tij, Ibrahimi ai mësoi dashurinë për kumarin, gjuetinë, si dhe cilësitë e heshtjes dhe maturisë. Ai dhe babai i tij flisnin me shenja me njëri-tjetrin. Pas vdekjes së babait të tij, Ardiani braktisi studimet në fund të shkollës së lartë për t’iu futur politikës. Plotësoi profecinë e të atit: biznesi më i mirë është politika.

V.G është e sigurt se nuk ka rënë shi në ditën e arrestimit të Ardianit. Ajo kujton se kishte qenë në kuzhinë, duke gatuar salmon për drekë, kur Ardiani hyri. Dorina, vajza e saj, i kishte shërbyer Ardianit një filxhan kafe me një uiski, si çdo të hënë. Kur ajo erdhi përsëri për të marrë tabakanë, ai e kapi për krahu dhe i tha: “Ka ardhur koha që të hapësh një biznes”. V thotë se, derisa të jetë gjallë nuk do të ketë të bëj me të kurrë. Të njëjtën gjë dëshironte edhe për vajzën! Ajo ishte joshur nga Ibrahimi, babai i Ardianit kur ajo ishte adoleshente. Të dyja gratë kishin dëgjuar se Ardiani do të arrestohej, por asnjëra nuk ishte e sigurt nëse thashethemet ishin apo jo të vërteta.

E gjithë shtëpia zgjohet nga zhurma e frenave të taksisë. Dorina e çoi Ardianin në derën e ashensorit. Dorina kujton se kur doli nga pallati, taksia ende nuk ishte nisur. Ka një sms në whatsapp që paralajmëron se Ardianin do të arrestohej, por mesazhi u lexua shumë kohë pas arrestimit të Ardianit.

Ndërsa të gjithë bëjnë rrugën drejt kafeve të lagjes, dy policët që presin të arrestojnë Ardianin janë duke pritur në dyqanin që dikur ishte dyqan bastesh, i vetmi dyqan që është i hapur në atë orë. Ata janë ende të veshur me kostumet e tyre të errëta të kamuflazhit dhe në dorë mbajnë gazeta dhe bëjnë sikur lexojnë lajmet e dhëna një natë më parë në debatet televizive të mbrëmjes.

Megithëse të gjithë janë gati t’i japin kafe avokatit të njohur, ai nuk doli nga taksia. Ai qëndroi duke shkruar në celular dhe nuk e ngriti kokën derisa taksia u zhduk.

Shumë njerëz në qytet e dinë se Ardiani do të arrestohet, por shumë mendojnë gjithashtu se ai nuk është më në rrezik për shkak se kurrë nuk kishte ndodhur që të arrestohej një njeri si ai që konsiderohej i pazëvëndësueshëm. Të gjithë mendojnë se Ardiani është paralajmëruar se do të arrestohet. Madje besojnë se avokati ka ardhur pikërisht për t’ia thënë gojarisht lajmin.

Maria mëson se Anxhela, e cila ishte bërë nuse një natë më parë në Rogner, është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj, sepse burri i saj ka zbuluar se ajo nuk është e virgjër. Maria nuk është e sigurt se si Ardiani është përfshirë edhe në këtë çështje. Kur vjen në shtëpi, ajo i tregon nënës së saj atë që ka dëgjuar dhe nëna e saj, Luiza shkon për të paralajmëruar shitësin e djathit se policia do të arrestojë Ardianin. Mirëpo, dikush me vrap i thotë Luizës të mos shqetësohet, sepse tashmë është arrestuar. Lajmi është dhënë me titra në gjithë televizionet.

 

Etiketa: ARRESTIMIKronikeparalajmerim

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Juventus merr tjetër goditje, 3 muaj “pauz” për mesfushorin

Juventus merr tjetër goditje, 3 muaj "pauz" për mesfushorin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –

23:04 | 11/01/2026
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

22:38 | 11/01/2026
ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –

22:08 | 11/01/2026
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –

21:54 | 11/01/2026
Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –

21:48 | 11/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –
  • ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre –
  • S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra –
  • Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë –
  • Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë –
  • Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com