Krokodili i merr jetën gazetarit të Financial Times

0
922

Ka humbur jetën në moshën 24-vjeçare Paul McClean, gazetar i Financial Times.

Gazetari është sulmuar nga një krokodil në Sri Lanka, ndërsa ishte duke udhëtuar me miqtë e tij.

McClean, së bashku me një grup prej shtatë miqsh, kanë udhëtuar të enjten në një plazh të njohur si Elephant Rock, një destinacion popullor turistik midis Arugam Bay dhe qytetit të Panamasë në juglindje të Sri Lanka.

Më pas, McClean është larguar vetëm në një zonë të afërt, të mbushur me bimësi.

Gazetari ka zhytur duart në ujë për t’i larë dhe pikërisht në këtë moment janë dëgjuar të bërtitura.

Krokodili kishte tërhequr në ujë turistin, duke i dhënë fund jetës së tij.

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.