Duket se pasojat e ngrohjes globale janë më afër se çfarë mund të kemi menduar. Është Krocia kësaj here e cila ka shfaqur anomali të motit. Pavarësisht se jemi në stinën e verës, vendi është mbuluar nga reshjet e breshërit.
Sipas mediave lokale temperaturat, vetëm për disa minuta kanë rënë në mënyrë drastike në 10 gradë celsius. Situata në rrugë është bërë kaotike, pasi reshjet kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve.
Ende nuk raportohen aksidente të cilat mund të kenë pasur pasoja fatale për njerëzit.