Kriza politike/ Rezoluta e PE-së: Të respektohet dekreti i Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza politike/ Rezoluta e PE-së: Të respektohet dekreti i Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve

09:13 | 28/06/2019
në Kryesore
0

Grupi i Aleancës së Reformistëve dhe Konservatorëve në Parlamentin Europian ka dalë më një rezolutë urgjente për krizën politike në Shqipëri.

Këshilli i ACRE ka miratuar sot një rezolutë, në të cilën thuhet se është e nevojshme zgjidhja e krizës politike për rivendosjen e standardeve demokratike dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Anëtarët e PE-së u bëjnë thirrje palëve politike për dialog, si dhe respektim të Dekretit të Presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve.

Read more

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

ACRE (Aleanca e Konservativëve dhe Reformistëve në Evropë)

REZOLUTË

‘Mbi krizën politike në Shqipëri, paqen, stabilitetin, dialogun politik dhe zgjedhje të lira e të ndershme’

Aleanca e Konservativëve dhe Reformistëve në Evropë përkrahu kërkesën e opozitës shqiptare në maj 2017 për zgjedhje të lira e të ndershme. Tashmë ka fakte të qarta dhe prova në dosjen hetimore të zbuluar nga media ndërkombëtare se qeveria e Ramës ka manipuluar zgjedhjet.

Në Deklaratën e ACRE të 24 shkurtit 2019, u përkrah sërish kërkesa e opozitës shqiptare për zgjedhje të lira e të ndershme, luftë kundër korrupsion dhe krimit të organizuar të lidhur me qeverinë përmes një qeverie tranzitore.

Duke respektuar parimin demokratik se qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh pluraliste të lira e të ndershme;

Duke pranuar dhe inkurajuar zbatimin e ligjit kushtetues.

Duke marrë në konsideratë se Shqipëria po kalon një krizë të rëndë kushtetuese të identifikuar nga fakti që për më tepër se një vit nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale dhe se së fundmi edhe Gjykata e Lartë është nxjerrë jashtë funksionimi;

Duke gjykuar se qeveria aktuale dhe institucionet e drejtësisë në Shqipëri nuk kanë bërë përpjekje konkrete kundër krimit të vazhdueshëm të blerjes së votës, një fakt i njohur ndërkombëtarisht, angazhimit në zgjedhje të individëve me të kaluar kriminale, përhapjes së krimit shqiptar në rajon e më gjerë;

Duke gjykuar se emigracioni masiv që ka marrë përmasat e një “eksodi” shqiptarësh nga vendi i tyre, çka përbën një fenomen me pasoja të rënda politike, ekonomike e shoqërore;

Duke qenë të bindur se situata politike në Shqipëri vazhdon të përfaqësojë rrezik për avancim të mëtejshëm të krizës në vend, çka mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë publike, stabilitetin demokratik, rendin e paqen brenda vendit e në rajon.

Duke konsideruar se mbajtja e zgjedhjeve për qeverisjen lokale më 30 qershor 2019 në mungesë të një alternative opozitare kompetitive e duke injoruar përgjigjen e vazhdueshme të qytetarëve përmes protestave do të sillte pasoja të rënda për vendin, unitetin e popullit dhe pluralizmit politik;

ACRE deklaron se është e nevojshme të zgjidhet kjo krizë politike duke përgatitur terrenin për restaurimin e standardeve demokratike dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Prandaj, edhe njëherë bën thirrje për dialog midis palëve, respektim të Dekretit Presidencial për shtyrjen e zgjedhjeve, caktimin e një date zgjedhjesh dhe garantim të kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore’

(Adoptuar nga Këshilli i ACRE në mbledhjen e 27 qershorit 2019)

Etiketa: acreAnëtarët e PE-sëdekreti i presidentit Ilir MetaGrupi i Aleancës së Reformistëve dhe Konservatorëve në Parlamentin EuropianRezolutëzgjedhje vendore

Të Lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

nga 27
23:31 | 06/04/2026
0

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

nga 27
23:09 | 06/04/2026
0

Udhëtimet drejt Europës pritet të ndryshojnë ndjeshëm në ditët në vijim, pasi Bashkimi Europian do të vendosë plotësisht në funksion...

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

nga 27
22:59 | 06/04/2026
0

Qyteti i Vlorës do të përballet me ndërprerje të furnizimit me ujë ditën e nesërme, për shkak të punimeve për...

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

nga 27
22:13 | 06/04/2026
0

Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, e cila ka shprehur synimin për të marrë postin e kryetares së Partisë Demokratike, ka bërë...

Para
Le Figaro (1924) / Kryeministri shqiptar, Ahmet Zogu, viktimë e një atentati

Le Figaro (1924) / Kryeministri shqiptar, Ahmet Zogu, viktimë e një atentati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –

23:31 | 06/04/2026
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

23:09 | 06/04/2026
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –

22:59 | 06/04/2026
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –

22:13 | 06/04/2026
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –

22:00 | 06/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –
  • Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi –
  • Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin… –
  • Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank –
  • Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë –
  • Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com