Sa i takon krizës politike në vend, presidenti i vendit Ilir Meta është shprehur se të gjithë duhet t’i thërrasin mendjes dhe nuk duhet t’i çojnë qytetarët drejt një përplasjeje civile.
Deklarata e presidentit Meta u bë pas fjalimit që ai mbajti në Konferencën e 3-të Kombëtare të Industrisë së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike të Shqipërisë.
“Të gjithë ti thërrasin mendjes, nuk ka pse Shqipëria të shkojë në konfrontime për interesa personale dhe okulte të palëve.
Askush nuk mund ti transferojë përgjegjësitë te të tjerët, aq më shumë te presidenti i Republikës, ata e dinë shumë mirë çfarë duhet të bëjnë, dhe cilat do të jenë pasojat në rast se vendi shkon drejt një përplasje civile”, tha presidenti.