Pas përfundimit të takimit prej më shumë se një orë e gjysmë me ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së, burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë do të niset pasditen e sotme në Bruksel.
Rama pritet që të takohet në Bruksel me Frederika Mogherinin dhe me kreun e Komisionin Euopian Jean Claude Juncker. Mësohet se kjo vizitë e Ramës ka si qëllim diskutimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë, vendimi final për të cilën do të jepen pas disa ditëve.
Ndërkohë kujtojmë që për Shqipërinë situatë është aspak e favorshme, pasi katër shtete përfshirë dhe Gjermaninë, Francën apo Holandën kanë dhënë defakto vendimin e tyre kundër çeljes së negociatave.