Kryeministri Edi Rama dhe zëvendës kryeministrja, Belinda Balluku do të tregojnë ditën e sotme për qytetarët shqiptarë masat që Shqipëria do të vendosë për të përballuar krizën energjetike.
Rama dhe Balluku pritet të dalin në deklaratë rreth orës 09:00. Ditën e djeshme, ministrja paralajmëroi se disa nga masat që priten të merren janë drastike.
“Nesër me kryeministrin do të bëjmë prezantimin e paketës së energjisë përsa i përket edhe fashës 800 KwH që do të fillojë aplikimin nga 1 tetori dhe disa masa drastike që do të marrim në vazhdim, disa janë marrë si praktika më të mira dhe disa me kërkesën e vendit tonë”, u shpreh ministrja pas mbledhjes së zhvilluar në Këshillin e Ministrave.