Kriza brenda telekomandës së televizorit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kriza brenda telekomandës së televizorit

12:36 | 07/04/2017
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Darka e së enjtes ka ofruar një spektakël brenda spektaklit. Jemi mësuar që në këtë ditë të javës të dëgjojmë fillimisht rrokopujën e Parlamentit, për t’u zhvendosur më pas në debatet televizive të darkës, ku sërish sherret e përplasjet nuk mungojnë. Kjo e enjte ofroi një specifikë: të tre liderët e krizës politike shqiptare u intervistuan paralelisht në tre studio televizive.

Rama, Meta dhe Basha ndodhen në një pikë delikate të karrierave të tyre politike. Pa një mandat të dytë qeverisës rrugëtimi i Edi Ramës në katet e larta të politikës do të quhej i paplotë. Për Lulzim Bashën, takimi elektoral i qershorit mund të jetë shansi i fundit që i jepet në kokën e PD, para se djajtë brenda partisë, t’i dalin nga shishja në mënyrë të pakthyeshme, kurse Ilir Meta ndodhet përballë sfidës delikate të gjetjes së një “sistemimi” personal në një nga tre postet e larta të shtetit, duke menduar paralelisht edhe për të mbajtur kuotat e larta aktuale të përfaqësimit të LSI-së.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Tre studiot ku Rama, Meta e Basha u intervistuan arritën të “komunikojnë” direkt mes tyre, teksa u pa qartë se ofertat, kunderofertat dhe replikat i referoheshin në kohë reale asaj që rivalët deklaronin për njëri-tjetrin. Vendosja përballë pyetjeve dhe atmosfera e qetë televizive, larg turmave dhe podiumeve partiake e parlamentare, bën që një politikan të detyrohet të zbërthejë pa retorikë rruge dhe pa emocion konceptet e tij. Mbrëmë u pa qartë se ky aspekt analitik i uli me këmbë në tokë tre liderët në fjalë.

Megjithatë diferencat mbeten të thella, kontrasti doli i qartë në sytë e opinionit publik. Basha kërkon dialog, ku të përfshihet paraprakisht diskutimi për qeverinë teknike, Rama në kohë reale e aprovoi këtë kërkesë. Ndërkohë Meta u përpoq të qëndrojë sërish në mes, kur tha se e sheh Ramën si kryeministër, por kur i kritikoi të dyja palët se janë joelastikë dhe të mbyllur ndaj dialogut dhe kompromisit. Kryeministri shigjetoi aleatin e tij, duke e sfiduar të bëjë një mocion mosbesimi, nëse nuk dëshiron vijimin e kësaj qeverie, kurse Meta i rrëshkiti pyetjeve për kandidaturën e tij për president të ardhshëm.

Në trekëndëshin virtual të medias elektronike, dimensionet e një krize të provokuar nga opozita, të cilën Perëndimi vazhdon ta konsiderojë si joserioze, dolën të prekshme dhe të qarta. Ashtu siç u panë qartë rreziqet jo edhe fort “joserioze” që kjo krizë politike mbart, nëse lihet në fatin e saj. Të enjten në darkë shqiptarët dolën përsëri pa përgjigje, nga tre përballjet televizive të protagonistëve të sherrit politik. Ende nuk kuptuan, nëse do të votojnë ose jo në 18 qershor, prapë nuk morën dot vesh, nëse do të ketë një takim Rama-Basha, nëse Meta e ka seriozisht apo bën bllofin e radhës dhe nëse çadra do ta marrë atë që kërkon apo do të mbyllë qepenat pa lavdi. Ajo që pamë ishte pasqyra e shtrembër e një klase politike që e ka bjerrur dinjitetin e saj në kufinj shqetësues, duke na bërë me zor të zgjedhim edhe një herë mes “më pak të këqinjve”. Natyrisht, nëse do të japin mundësinë të zgjedhim…

/javanews.al/

Etiketa: Edi Rama RamaIlir MetakrizaLulzim BashaSkënder Minxhozitelekomandëtelevizori

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Donald Tusk: BE të bashkëpunojë me SHBA për t’i dhënë fund brutalitetit në Siri

Donald Tusk: BE të bashkëpunojë me SHBA për t'i dhënë fund brutalitetit në Siri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com