Me rastin e Krishtlindjeve Papa Françesku ka kërkuar që të lirohen të gjithë të rrëmbyerit, njerëz të urdhrave, besimtar e priftërinj për të festuar bashkë me familjet e tyre, më pas bëri një lutje në Petersplatz.
Në Petersplatz në të dielën e katërt para lindjes së Krishtit, Papa bëri thirrje për paqe në botë “veçanërisht për popujt, që vuajnë në konfliktet aktuale”.
“Dëshiroj të ripërtërit thirrjen time për lirim, në mënyrë që për festën e shenjtë të Krishtlindjeve të lirohen të gjithë të rrëmbyerit dhe që të kenë mundësi të kthehen në shtëpi”- priftërinj, njerëz të urdhërave dhe persona besimtarë. Le të lutemi për ata”, tha Papa.
Papa Françesk shprehu afërsinë e tij me viktimat e furtunës tropikale në Filipine. Furtuna solli shumë të vdekur dhe shkatërrim. Ai dha siguri se do t’i përfshijë ata në faljen e tij.
Në mbrëmje Papa mban në Katedralen e Shën Pjetrit meshën tradicionale të lindjes së Krishtit.