Nisëm ligjore e deputetëve socialistë
30 deputetë të Partisë Socialiste i kanë depozituar për shqyrtim kreut të Kuvendit Ilir Meta, nismën ligjore “Për krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore”.
Qëllim i këtij ligji është krijimin e Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore. Theksi vihet tek studimi në mënyrë të paanshme dhe profesionale të rolit dhe kontributit që Shqipëria ka në këtë luftë dhe në koalicionin fitues antifashist.
“Historianë vendas dhe të huaj, në vlerësimin që i kanë bërë historisë së Shqipërisë për këtë periudhë kohore dhe kontributit të vendit tonë, janë shprehur se kontributi i Shqipërisë është domethënës jo nga numri i popullsisë dhe i forcave që u angazhuan në luftë, por i mesazhit, i rreshtimit të drejtë që bëri, në një moment të rëndësishëm historik.
Shqipëria ishte viktimë e agresionit, si shume vende të tjera, së pari nga fashistët italianë pastaj nga nazistët gjermanë”, shkruhet në relacionin shoqërues.