Anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Akil Kraja, ka reaguar pas bllokimit të komenteve nga deputeti Enkelejd Alibeaj në postimin e tij, për platformën e bashkimit të demokratëve. Përmes një deklarate publike Kraja thotë se Alibeaj me shokët e tij pasi blinduan zyrën, tani po blindojnë edhe fjalën e lirë. “Pas blindimit të godinës, tani blindimi i fjalës. Të dyja rastet kundra anëtarësisë”, shkruan Kraja në Facebook. Sipas Krajës, janë të shumtë deputetët e ish-anëtarët e Kryesisë së PD që nuk i lejojnë ndjekësit e tyre të komentojnë në postimet e tyre në rrjete sociale, por ky nuk është bashkim.
“Pas blindimit të godinës, tani blindimi i fjalës. Të dyja rastet kundra anëtarësisë. Janë të shumtë deputetët e ish-anëtarët e Kryesisë së PD që nuk i lejojnë ndjekësit e tyre të komentojnë në postimet e tyre në rrjete sociale. Ky nuk është bashkim. Ky nuk është përfaqësim. Kjo nuk është demokratike”, shkruan ai.
Më tutje, Alibeaj shprehet se demokratët sot votojnë masivisht për përfaqësuesit e tyre të vërtetë. Ai theksoi se, kush del kundra tyre, nuk mund të jetë përfaqësues i tyre.