Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme nuk ka marrë asnjë vendim në lidhje me Tom Doshin duke e mbyllur procedurën.
“Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në sferën e ligjit të dekriminalizimit. Nuk ka mandat deputeti e as ndonjë mundësi që ta fitojë atë,” tha Ilirjan Celibashi.
KQZ u mblodh sot për të shqyrtuar dosjen e Prokurorisë së Përgjithshme, që kreu verifikimet për Doshin.